Open Data po zbardh nivelin e Transfertave për Buxhetet Familjare dhe Individuale, të planifikuar për tu alokuar nga Buxheti i Shtetit 2025. Në projektligjin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2025, ky zë përfshin fonde të alokuara për mbështetje direkte të individëve dhe familjeve, kryesisht për qëllime të mbrojtjes dhe ndihmës sociale. Këto transferta zakonisht mbulojnë pagesat për skema sociale, ndihmën ekonomike, pensionet, si dhe subvencionet për kategori të veçanta si studentët ose fermerët.
Transfertat për individët dhe familjet konsiderohen si grante individuale, duke qenë se janë mbështetje publike të cilat paguhen drejtpërdrejtë nga Qeveria apo Ente Publike për individë apo familje të caktuara. Ekipi i Open Data Albania bën monitorim të vazhdueshëm të këtyre transfertave përmes pagesave në thesar, transaksione me kod 606.
Konkretisht në Buxhetin e Shtetit 2025 kategoritë kryesore të transfertave në favor të individëve janë:
- Transferta për Personat me Aftësi të Kufizuar dhe Kujdestar
- Transferta për Familje dhe Individë në nevojë që përfitojnë nga skema Ndihmës Ekonomike
- Bonusi i Bebeve
- Transfertë Kompensim Financiar për Ish të Përndjekurve Politik
- Skema e subvencionit të naftës në bujqësi
- Përfitues nga masat mbështetëse në bujqësi
- Mbrojtje e veçantë nga shteti, për gratë e papuna, me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç
- Persona te trajtuar me ‘Pagesë Papunësie’
- Strehimi
- Ofrimi i teskteve shkollore falas (9-vjeçare + mesme)
- Fondi i Ekselencës
- Punësimi i personave nga grupet e pafavorizuara në ndërrmarjet sociale
- Financimi i shërbime të reja sociale për grupet në nevojë nëpërmjet njësive vendore nga financimi i fondit social
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Këto shpenzime vitin 2025 janë planifikuar 36.87 miliard lekë pagesa nga buxheti i shtetit si transferta për buxhetet familjare dhe individët. Pesha që këto shpenzime zënë ndaj totalit buxhetor për vitin 2025 arrin në 4.5%. Ndërkohë, pesha kundrejt shpenzime korrente rezulton 5.6%.
Në raport me transfertën e planifikuar të këtij vitit 2024, niveli i transfertës për individët dhe familjet në 2025 shënon ulje me 968 milion lekë.
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Zëri i transfertave individuale dhe familjare detajohet edhe sipas funksioneve publike. Funksionet Publike me më shumë pagesa për grante individuale janë Mbrojtja Sociale, Çështjet Ekonomike dhe Arsimi.
Krahasimisht me vitin 2024, ulja në transfertën totale për buxhetet familjare dhe individuale në vitin 2025 vjen nga shkurtimi me 2.5 miliard lekë në programet e funksionit të Mbrojtjes Sociale dhe 22.7 milion lekë në programet e funksionit të Mbrojtjes.
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Mbrojtja Sociale ka peshën më të lartë kundrejt totalit të shpenzimeve për Grante Individuale, me 26.75 miliard lekë të planifikuar për tu alokuar.
Konkretisht për vitin 2025 janë planifikuar 18.138 miliard lekë për Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK) dhe kujdestarë që përfitojnë pagesa, ku listohen 164 mijë përfitues. Ndihma ekonomike është planifikuar në vlerën 7.232 miliard lekësh dhe shkon për 62 mijë familje dhe individë në nevojë. Shpërblimi i lindjes për mesatarisht 30 mijë lindje (Bonusi i Bebeve) planifikohet në vlerën 2.25 miliard lekë.
Fondi për punëkërkuesit e papunë (pagesa e papunësisë) është planifikuar në vlerën 800 milion lekë, ku parashikohet të trajtohen 3 475 individë. Mbrojtje e veçantë nga shteti, për gratë e papuna, me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç është gjithashtu një skemë sociale për të cilën Qeveria Shqiptare parashikon të mbështesë 8 mijë përfitues me vlerë totale 820 milion lekë.
Të tjera skema janë financimi i shërbimeve të reja sociale dhe punësimi i personave nga grupet e pafavorizuara në ndërmarrjet sociale.
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Ndër programet e funksionit Çështje Ekonomike dy janë programet kryesore, subvencioni i naftës në bujqësi në vlerën 1.25 miliard lekë me 31 500 përfitues dhe subvencion për masat mbështetëse në bujqësi me 13 900 fermerë përfitues.
Të tjera programe përfshijnë mbështetje për energjinë, mbështetje për administrimin e pyjeve, mbështetje për zhvillimin ekonomik, mbikqyrja e tregut dhe garantimi i konkurrencës, etj.
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Arsimi bazë është programi me mbështetjen më të lartë te funksioni publik Arsimi, konkretisht me mbështetje 900 milion lekë për ofrimin e teksteve shkollore falas për arsimin 9-vjeçar. Ndërsa ofrimi i teksteve shkollore falas për nxënësit e arsimit të mesëm planifikohet në 100 milion lekë.
Shkolla e Magjistraturës ka parashikuar 270 milion lekë grante individuale për 294 kandidatët e planifikuar që ndjekin programet mësimore.
Fondi i ekselencës është planifikuar në vlerën 180 milion lekë.
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Grante Individuale të planifikuara për vitin 2025 nga Buxheti i Shtetit parashikohen gjithashtu për Rehabilitimin e ish të Përndjekurve Politik, e cila planifikon rreth 1.4 miliard lekë mbështetje për 7 300 të kompensuar financiarisht.
Programi i Strehimit do alokojë 745 milion lekë fonde për buxhetet individuale në vitin 2025. Konkretisht 405 milion lekë për subvencionimin e kredive ekzistuese, 200 milion lekë për bonusin e qirasë, 90 milion lekë për kredi të reja, 40 milion lekë subvencion qiraje për banorë të shpronësuar nga Unaza e Madhe Tiranë dhe 10 milion lekë si grant i menjëhershëm.
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Ministria e Mbrojtjes, në programin e mbështetjes për shëndetësinë parashikon 2 milion lekë shpenime për 98 502 pacientë të trajtuar me ambulator dhe të shtruar në urgjencë.
Të dhënat për transfertat individuale sipas funksioneve dhe programeve janë marrë nga tabelat shoqëruese të Projektligjit “Për Buxhetin e Vitit 2025”, ndërsa detajimi në nënprograme/kategori është siguruar nga Programi Buxhetor Afatmesëm 2025-2027, i cili detajon programet e secilit institucion sipas nënprogrameve.
Analiza të tjera lidhur me Buxhetin e Shtetit, mund të aksesohen në webin ndiqparate.al, tema Financa Publike.
Shkarko excel: Transferta për Grante Individuale dhe Buxhetet Familjare. Draft Buxheti i Shtetit 2025Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli