Open Data Albania po zbardh vlerën e transfertës së pakushtëzuar nga Buxheti i Shtetit për njësitë e qeverisjes vendore për vitin 2025.
Transferta e Pakushtëzuar (TP) është një transfertë e dhënë nga Buxheti i Shtetit për njësitë e qeverisjes vendore për financimin e ushtrimit të funksioneve dhe kompetencave të tyre të përcaktuara me ligj. Njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë autonomi të plotë në përdorimin e TP-së. Shuma totale vjetore e fondeve për t’u ndarë ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore nëpërmjet transfertës së pakushtëzuar, në një vit të dhënë buxhetor, është jo më pak se 1 për qind e produktit të brendshëm bruto. Në çdo rast, transferta e pakushtëzuar nuk mund të jetë më e vogël se shuma totale e ndarë në vitin e mëparshëm buxhetor.
Shuma totale e transfertës së pakushtëzuar, rritet me madhësinë e transfertave specifike që vendoset të përfshihen brenda transfertës së pakushtëzuar. Transfertat Specifike përdoret vetëm për funksionin vendor për të cilin është dhënë. Njësitë e qeverisjes vendore kanë autonomi të plotë për të vendosur për shpenzimet brenda funksionit.
Mbështetja nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor gjatë vitit 2025 do të jetë në vlerën 43.1 miliard lekë. Në total, Transferta e pakushtëzuar për bashkitë për vitin 2025 do të jetë 41.97 miliard lekë, duke përjashtuar TP-në për Qarqet (818 milion lekë), Fondin Rezervë (100 milion lekë) dhe Grantin e Performancës (200 milion lekë).
Në krahasim me vitin 2024 transferta e pakushtëzuar për bashkitë rezulton me rritje prej 6.14 miliard lekë apo 17.2% më i lartë. Kjo rritje është plus 5.6% më e lartë se rritja e shpenzimeve totale buxhetore, të cilat shënojnë rritje prej 11.6% nga plani fillestar 2024.
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Ndërkohë pesha e TP-së kundrejt Shpenzimeve Buxhetore nga 4.86% në planifikimin për 2024 arrin në 5.10% të totalit të shpenzimeve buxhetore sipas parashikimit për vitin 2025.
Nga totali i TP-së për bashkitë 23.8 miliard lekë ose 56.7% janë transferta të pakushtëzuara të përgjithshme, 14.7 miliard lekë janë transferta sektoriale/specifike (35.1%) dhe 3.4 miliard lekë do të jepen në formën e transfertës specifike për rritjen e pagave (8.2%).
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Bashkia Tiranë do të marrë 14.4% të totalit të TP-së për bashkitë, konkretisht 6.1 miliard lekë. Në vend të dytë, financim më të lartë do të ketë Bashkia Durrës prej 2.34 miliard lekë apo 5.6% e totalit. Bashkisë Elbasan do ti akordohen 4.3% e totalit të TP-së për bashkitë për vitin 2025 (1.8 miliard lekë). Bashkia Shkodër, Fier, Vlorë, Kamëz, Korçë, Lushnje dhe Dibër janë bashkitë që plotësojnë dhjetshen me transfertë më të lartë nga buxheti i shtetit.
Bashkitë që marrin më pak para si transfertë e pakushtëzuar nga buxheti i shtetit janë bashkitë Delvinë, Këlcyrë, Konispol, Libohovë dhe Pustec, të cilat marrin më pak se 0.5% të transfertës së ndarë për bashkitë për vitin 2025.
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat krahasimore tregojnë se rritjen më të lartë e ka Bashkia Tiranë, e cila do të ketë 871 milion lekë më shumë transferime nga buxheti i shtetit se në vitin aktual. Më pas vjen Bashkia Durrës e cila do të financohet nga buxheti i shtetit me 371 milion lekë më shumë.
Më tej vijon renditjen Bashkia Elbasan (+260 milion lekë), Bashkia Fier (+231 milion lekë), Bashkia Kamëz (+217 milion lekë), etj.
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Bashkitë e vogla përfitojnë vlerë transferte nga buxheti i shtetit për banorë më të lartë. Kjo shpjegohet me faktin që formula për ndarjen e transfertës së pakushtëzuar bazohet tek disa faktor, si popullsia rezidente, dendësia e popullsisë dhe numri faktik i fëmijëve në kopshte dhe nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në çdo bashki.
Sipas përllogaritjeve të Open Data Albania nëpërmjet një ponderimi të thjeshtë, duke përdorur popullsinë sipas rezultateve të Cens 2023, Bashkia Pustec kryeson listën për transfertë të pakushtëzuar për banorë, me 58.9 mijë lekë. Në vend të dytë pozicionohet Bashkia Fushë Arrëz me 53.8 mijë lekë transfertë për banorë, ndjekur nga Bashkia Pukë me rreth 53 mijë lekë financim nga buxheti i shtetit për banorë.
Në fund të listës pozicionohet Bashkia Tiranë, me numrin më të lartë të popullsisë, e cila sipas raportit transfertë e pakushtëzuar ndaj numrit të popullsisë, rezulton me financim 10.1 mijë lekë për banorë nga buxheti i shtetit për vitin 2025.
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Në një kategorizim sipas transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme, Bashkia Tiranë merr 16.5% të saj, ndërkohë Bashkia Durrës do të marr 5.8% dhe Bashkia Elbasan 4.2% të transfertës së përgjithshme.
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Transferta e pakushtëzuar specifike e cila shkon për financimin e funksioneve të decentralizuara në nivel vendor, kategorizohet në transfertë specifike për mbrojtjen nga zjarri, arsimi parashkollor, arsimi parauniversitar, konviktet e arsimit parauniversitar, ujitja dhe kullimi, menaxhimi i mbetjeve urbane, rrugët, administrimi i pyjeve, klubet shumësportëshe “Partizani” dhe “Studenti”, dhe Qendrat e Shërbimeve Sociale.
Tre funksionet e pushtetit vendor me financim më të lartë nga buxheti i shtetit janë arsimi parashkollor me 8.2 miliard lekë transfertë specifike, mbrojtja nga zjarri me financim prej 2.1 miliard lekë dhe ujitja dhe kullimi me financim 1.1 miliard lekë nga buxheti i shtetit si transfertë sektoriale për pushtetin vendor.
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Granti për menxhimin e mbetjeve urbane nga buxheti i shtetit për vitin 2025 do të jetë rreth 820 milion lekë. Ndërkohë mbështetja nga buxheti i shtetit 2025 për rrugët rurale do të jetë 667 milion lekë, ndërsa për administrimin e pyjeve rreth 490 milion lekë.
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Arsimi parauniversitar do të financohet nga buxheti i shtetit 2025 nëpërmjet transfertës së pakushtëzuar sektoriale me 634 milion lekë.
Nga ana tjetër, 574 milion lekë do të transferohen si transfertë sektoriale nga buxheti i shtetit për financimin e konvikteve të arsimit parauniversitar.
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Ndërkohë dy transfertat e tjera sektoriale shkojnë për një grup të vogël të njësive vendore. Fondi 33.95 milion lekë i akordohen Bashkisë Tiranë për klubet shumësportëshe “Partizani” dhe “Studenti”.
Fondi për Qendrat e Shërbimeve Sociale ndahet ndërmjet bashkive Berat, Elbasan, Shkodër, Vau i Dejës, Fier, Kuçovë dhe Kukës për qendrat, “Lira” në Berat, “Balash” në Elbasan, “Shpresa” dhe “Opera Della Madonnina Della Grappa” në Shkodër, “Besa” në Vau i Dejës, “Horizont” në Fier dhe qendrat ditore të fëmijëve me Aftësi të Kufizuara për bashkitë Kuçovë dhe Kukës.
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat e përdorura në artikull janë marrë nga tabelat e Projekt Buxhetit 2025 depozituar në Kuvend për diskutim dhe miratim në Komisionet Parlamentare dhe Parlament.
Artikuj për Pushtetin Vendor dhe Bashkitë mund të gjeni në rubrikën Bashki/Qeverisje Lokale.
Shkarko excel: Transferta e Pakushtëzuar për Bashkitë nga Buxheti i Shtetit për vitin 2025Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli