Më 18 nëntor, Instituti Shqiptar i Shkencave organizoi tryezën e nivelit të lartë “Prokurimet Publike nga Perspektiva e Integrimit Europian”.

Paneli i parë u përqendrua te prokurimet publike dhe konkurrueshmëria e tregut. Gjatë tij, u prezantuan dy dokumente pozicionimi (Policy Papers), të hartuara nga ekspertet znj. L. Milo Lati dhe znj. B. Kraja (tag). Dokumentet shërbyen si bazë për diskutime me pjesëmarrjen e z. E. Bozdo (tag), nga Komisioni Parlamentar për Ekonominë, Financat dhe Punësimin; znj. Reida Kashta, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik dhe negociatore për Kapitullin 5; si dhe z. Denar Biba, Kryetar i Autoritetit të Konkurrencës dhe bashkënegociator për Kapitullin 8.

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij, z. K. Bergner, theksoi rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies, duke nënvizuar se: “Transparenca dhe llogaridhënia janë parakushte për besimin e qytetarëve në menaxhimin e të ardhurave nga taksat përmes qeverisë shqiptare”.

Paneli i dytë u përqendrua te integriteti i kontraktorëve publikë, mekanizmi i shqyrtimit të investimeve të huaja direkte dhe regjistri i pronarëve përfitues. Në këtë kuadër, u prezantuan dokumente pozicionimi (Policy Papers), nga ekspertët z. V. Gumi dhe znj. B. Gjaci, të cilat shërbyen si bazë për diskutime me pjesëmarrjen e z. E. Musabelliu, Zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, si dhe z. Z. Preci, Drejtues i ACER.

Gjithashtu, znj. A. Brahaj prezantoi platformën “ICT dhe Digjitalizimi”, një tjetër instrument në funksion të promovimit të të dhënave të hapura në fushën e prokurimit publik.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Qendra e Monitorimit Digjital të Prokurimeve dhe Transparencës – The Digital Procurement Monitoring and Transparency HUB”.

Agjendën e plotë të aktivitetit, mund ta konsultoni në LINK.

Falënderojmë Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë (tag) për mbështetjen e çmuar në zbatimin e këtij projekti!

#PublicProcurement #EUIntegration #EUAccession #Competition #Transparency #Accountability #PublicIntegrity #BeneficialOwnership #FDIScreening #OpenData #Digitalisation #ProcurementMonitoring #PolicyPapers #OpenDataAlbania #AIS #Albania