Zhvillimet e fundit në qeverisjen shqiptare u komentuan dje në programin e gazetarit Pandi Gjata në A2 CNN Albania.

Aranita Brahaj drejtore themeluese e organizatës AIS – Open Data Albania – theksoi se përdorimi i Inteligjencës Artificiale mbart gjithashtu rrezik potencial për keqpërdorim dhe korrupsion.

Diella, çfarë na pret me Ministren e AI, sa na kushton dhe ç’rrezikojmë – Aranita Brahaj

AIS, është organizatë e shoqërisë civile në Shqipëri që aplikon TIK për Qeverisje të Mirë dhe Pjesëmarrje Qytetare, promovuese e Open Data Albania, ka krijuar që në vitin 2014 një aplikacion për vlerësimin e rrezikut në tenderime dhe çdo javë sinjalizon me “flamur të kuq” tenderët e Qeverisë Shqiptare. Organizata monitoron gjithashtu prokurimet publike në vend, përfshirë procesin e përafrimit të legjislacionit dhe standardeve me ato të Bashkimit Evropian (Cluster 1).

Link i emisionit mund të aksesohet këtu.

Link i tenderave me “RedFlag” mund të aksesohet këtu.