Open Data Albania po hulumton mbi shpenzimet qeveritare të planifikuara për vitin 2025. Artikulli evidenton planifikimin e shpenzimeve buxhetore sipas funksioneve dhe kategorizimin sipas programeve të Qeverisë. Të dhënat janë Planifikime sipas Projektligjit “Për Buxhetin e Vitit 2025”, depozituar në Kuvend më 24 Tetor 2024, për shqyrtim dhe miratim në komisonet parlamentare.
Për vitin 2025, shpenzimet e planifikuara janë rreth 822.2 miliardë lekë, që përbëjnë 31.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto nominal të vitit 2025. Në raport me planin fillestar 2024, shpenzimet buxhetore shënojnë rritje me 85.3 miliard lekë apo 11.6%.
Në total janë dhjetë funksione publike të cilat garantohen nga shteti, për garantimin e të cilave janë planifikuar 637.4 miliardë lekë, ose 77.5% e shpenzimeve të Buxhetit për vitin 2025. Pjesa tjetër janë Shpenzime të Paklasifikuara. Peshën më të lartë në shpenzime e zë funksioni i Mbrojtjes Sociale me 27.8% të totalit të shpenzimeve plan 2025 (shënon reduktim në peshë, 29.3% 2024). Funksioni i dytë, Çështjet Ekonomike, i cili bëhet funksioni i dytë me peshë më të lartë shpenzimesh (në vitin 2024 ishte në vend të tretë, shih Artikullin), zë rreth 9.6% të totalit të shpenzimeve buxhetore. Në vend të tretë, funskioni i Shëndetësisë zë 9.2% të shpenzimeve plan 2025, ndjekur nga Arsimi, funksion i cili zë 8.1% të totalit të shpenzimeve buxhetore për vitin 2025.
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Janë 185.3 miliardë lekë, rreth 22.5% e totalit të shpenzimeve buxhetore, që raportohen në kategorinë Shpenzime të tjera të Paklasifikuara. Këtu përfshihen Shpenzimet e Pushtetit Vendor (89.9 miliardë lekë), Pagesat për Shërbimin e Borxhit (68.6 miliardë lekë), Fondi Rezervë dhe Kontigjenca e Këshillit të Ministrave (11.7 miliardë lekë), Fondi i Rindërtimit (5 miliardë lekë) dhe Shpenzime të Tjera (10.3 miliardë lekë).
Pavarësisht planifikimit si kategori e veçantë, në fund të vitit, me konsolidimin e buxhetit faktik, shpenzimet e paklasifikuara shpërndahen sipas funksioneve përkatëse ku realizohen, duke krijuar diferenca midis planit dhe faktit të shpenzimeve buxhetore sipas funksioneve.
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Shpenzimet sipas funksioneve për vitin 2025, të detajuar sipas programeve, janë planifikuar:
Mbrojtja Sociale 228.3 miliardë lekë (27.8% e totalit të shpenzimeve ose 8.7% e PBB-së), ku mbulohen programe si Sigurimet Shoqërore, Pensionet dhe Papunësia (190 miliardë lekë), Përkujdesi Social, Paaftësia dhe Ndihma Ekonomike (27.5 miliardë lekë), Emergjencat Civile (5.2 miliardë lekë) dhe Mbështetje Sociale për Ushtarakët (5.5 miliardë lekë).
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Çështjet Ekonomike 78.8 miliardë lekë (9.6% e totalit të shpenzimeve ose 3.01% e PBB-së), ku mbulohen programe si Transporti (54.6 miliardë lekë), Bujqësia, Peshkimi dhe Pyjet (9.6 miliardë leke), Mbështetje për Komunikacionin, Energjinë, Burimet Natyrore dhe Industrinë (4.3 miliardë lekë), Çështjet e Përgjithshme të Zhvillimit Ekonomik dhe Punësimit (4.8 miliardë lekë), Mbrojtja e Konsumatorit (2.6 miliardë lekë) dhe Infrastruktura e Kullimit dhe Ujitjes (2.9 miliardë lekë).
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Shëndetësia 75.9 miliardë lekë (9.22% e totalit të shpenzimeve ose 2.89% e PBB-së), ku mbulohen programe si Shërbimi i Kujdesit Spitalor (46.3 miliardë lekë), Shëndeti Publik (5.02 miliardë lekë), Mbështetje për Shëndetësinë Ushtarake (1.9 miliardë lekë) dhe të tjera shpenzime për shëndetësinë (22.6 miliardë lekë).
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Arsimi 66.7 miliardë lekë (8.1% e totalit të shpenzimeve ose 2.54% e PBB-së), ku mbulohen programe si Arsimi Bazë (34.3 miliardë lekë), Arsimi Universitar dhe Shkenca (15 miliardë lekë), Arsimi i Mesëm (11.4 miliardë lekë), Arsimi Profesional (4.5 miliardë lekë) dhe Arsimi Ushtarak (1.4 miliardë lekë).
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Shërbimet e Përgjithshme Publike 57 miliardë lekë (6.9% e totalit të shpenzimeve ose 2.2% e PBB-së), ku mbulohen programe si Shërbimet Qeveritare, Administrata Publike dhe e-Qeverisja (24.3 miliardë lekë); Organet Ekzekutive – Planifikim, Menaxhim dhe Administrim (20.2 miliardë lekë), Kompensimi i Pronave (2.4 miliardë lekë), Shërbimet Diplomatike (3.3 miliardë lekë), Prefekturat dhe Gjendja Civile (1.5 miliardë lekë), Rehabilitimi i të Përndjekurve Politik (1.4 miliard lekë) dhe Shpenzime Tjera (3.8 miliardë lekë).
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Rendi dhe Siguria Publike 49.5 miliardë lekë (6.02% e totalit të shpenzimeve ose 1.9% e PBB-së), ku mbulohen programe si Policia e Shtetit (25.3 miliardë lekë), Sistemi i Burgjeve dhe Shërbimi i Provës (9.8 miliardë lekë), Shërbimi Informativ Shtetëror (5.6 miliardë lekë), Buxheti Gjyqësor dhe Shërbimet Gjyqësore (2.8 miliardë lekë), SPAK dhe Institucionet e Drejtësisë (2.8 miliardë lekë), Garda e Republikës (2.5 miliardë lekë), Gjykata Kushtetuese dhe Shërbimet e Avokatisë (0.8 miliardë lekë).
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Mbrojtja 37.2 miliardë lekë (4.5% e totalit të shpenzimeve ose 1.4% e PBB-së), ku mbulohen programe si Forcat e Luftimit (28.9 miliardë lekë) dhe Mbështetja e Luftimit (8.3 miliardë lekë);
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Strehimi dhe Komoditetet Komunitare 36.4 miliardë lekë (4.3% e totalit të shpenzimeve ose 1.4% e PBB-së), ku mbulohen programe si Furnizimi me Ujë dhe Kanalizimet (20.2 miliardë lekë), Fondi Shqiptar Programe Zhvillimi dhe Infrastrukturë Vendore dhe Rajonale (14.2 miliardë lekë), Strehimi (1.3 miliardë lekë) dhe Menaxhimi i Mbetjeve Urbane dhe Planifikimi Urban (0.8 miliardë lekë).
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Funksione të tjera me peshë më të ulët në buxhet janë: Argëtimi, Kultura dhe Çështje Fetare (6.3 miliardë lekë apo 0.76% e totalit të shpenzimeve) dhe Mbrojtja e Mjedisit (1.24 miliardë lekë në peshe 0.15% të totalit të shpenzimeve buxhetore).
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Për vitin 2025, shpenzimet sipas funksioneve janë planifikuar me rritje 11.6% (85.3 miliardë lekë) në raport me planin 2024.
Çështjet Ekonomike është funksioni me rritjen më të lartë të shpenzimeve buxhetore në vlerë, 20.6 miliardë lekë rritje nga buxheti fillestar 2024 (apo 35.4%), ndjekur nga shpenzimet për Mbrojtjen Sociale dhe shpenzimet për Arsimin, përkatësisht me rritje 12.3 dhe 11 miliard lekë.
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ministria e Financave, Projektbuxheti 2025: https://financa.gov.al/projektbuxheti-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Krahasuar me buxhetin fillestar 2024, rënie në planifikimin e shpenzimeve buxhetore përjeton vetëm funksioni i “Mbrojtjes së Mjedisit” me rreth 7.7% më pak shpenzime të planifikuara (minus 103 milion lekë).
Shkarko excel: Buxheti 2025 sipas Funksioneve dhe Programeve Qeveritare, Plani Fillestar ProjektligjKomente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli