Institucionet Buxhetore kanë ekzekutuar për vitin 2024 nga Thesari i Shtetit 278 939 transaksione me vlerë totale 620.94 miliard Lekë. Krahasuar me 2023, ky vit shënon rritje në vlerë totale të pagesave buxhetore me 45.1 miliardë lekë apo 8.12%. Open Data Albania po zbardh listën e institucioneve buxhetore që kanë kryer më shumë vlerë pagesash apo transaksionesh përmes Thesarit të Shtetit për vitin 2024.


Shënim: Kliko mbi fushën me emërtimin e Institucionit për të shikuar Strukturën sipas Përfituesve
Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Data.Al: 10 Institucionet me më shumë Transaksione 2024, Pesha vs Total Vlera Transaksione Thesari 2024


Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkia Tiranë rezulton institucioni buxhetor që ka kryer më shumë pagesa përmes Transaksione Thesari (shih Renditjen 2023). Bashkia e Tiranës ka kryer 6 381 transaksione në vlerë totale 22.53 miliard lekë, kryesisht për kategori shpenzimi sipërmarrje punimesh, pagesa paaftësie dhe materiale e shërbime operative. Përmes Posta Shqiptare sh.a. Bashkia ka kryer pagesa në formë granti dhe ndihme individuale sipas programeve të mbrojtjes sociale në vlerën 4.2 miliard lekë. Në vend të dytë si përfitues i transaksioneve të bashkisë është kompania në zotërim të saj Eco Tirana, me rreth 1.56 miliardë lekë për shërbime pastrimi dhe gjelbërimi. Shoqëria Koncesionare Integrated Energy BV SPV, për Ndërtimin e Landfillit, Inceneratorit në vend depozitimet ekzistuese Tiranë është klienti i tretë në renditje sipas vlerave të përfituara nga Bashkia, me 1.02 miliardë lekë për vitin 2024.



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vend të dytë si Institucion Buxhetor pozicionohet Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cila ka regjistruar 1 255 transaksione për vitin 2024 me vlerë totale 15.97 miliard lekë. Tre shoqëritë kryesore përfituese janë: Salillari me 1.32 miliardë lekë, A. N. K. Shpk me 1.28 miliardë lekë dhe Gjoka Konstruksion sh.a. me 1.05 miliardë lekë.



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vend të tretë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka kryer 12.75 miliard lekë transaksione përmes Thesarit të Shtetit 2024. “Shkelqimi 07” shpk, Bami Holding dhe Alb-Building janë tre klientët më të mëdhenj të FSHZH-së për vitin 2024, të cilët kanë përfituar transaksione në vlerë përkatësisht 911, 822 dhe 783 milion lekë.



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Vijon renditjen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me 9.85 miliard lekë transaksione për vitin 2024. Përfituesi më i madh është kompania ndërtuese e Tunelit të Llogorasë, Shoqëri e Thjeshtë INTEKAR – ASL, me 4.22 miliardë lekë transaksione, ndjekur nga shoqëria Koncesionare për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, Gjoka 87, i cili ka përfituar 3.5 miliardë lekë nga MIE për vitin 2024.



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vend të pestë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka kryer për vitin 2024 transaksione në vlerën 9.05 miliard lekë. Infosoft Systems ka përfituar nga AKSHI pagesa në vlerë gati 2.3 miliard lekë. Furnitori i dytë më i paguar rezulton AlbaScan me 2.06 miliardë lekë, ndjekur nga Microsoft Albania me rreth 950 milion lekë të përfituara.



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Institucioni i 6-të, Qendra Spitalore Universitare “Nene Tereza” ka kryer 2 867 transaksione me vlerë totale 8.65 miliardë lekë. Klienti kryesor i QSUNT-së rezulton kompania Koncesionare PPP Laboratory Networks rreth 736.7 milion lekë, ndjekur nga Megapharma dhe O. ES. Distrimed, përkatësisht përfituese për 565.2 dhe 386.5 milion lekë transaksione.



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Reparti Ushtarak Nr. 1001 Tiranë, renditet institucioni i 7-të për vlerë transaksionesh Thesari i Shtetit 2024. Reparti në fjalë ka shpenzuar 6.62 miliard lekë, kryesisht për rritjen të aktive të qëndrueshme (blerje asetesh) dhe paga. Klienti kryesor rezulton Military System Supply Company (MSSC), i cili ka përfituar për vitin 2024 gati 1.33 miliard lekë.



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vend të tetë renditet Bashkia Durrës, me 1 316 transaksione nëpërmjet Thesarit të Shtetit 2024. Institucioni ka shpenzuar në total për vitin 2024 rreth 5.73 miliardë lekë. Subjekti që ka përfituar vlerë më të lartë pagesash rezulton Posta Shqiptare sh.a. me rreth 1.11 miliardë lekë. Në vend të dytë Dion-AL shpk ka përfituar rreth 490 milion lekë nga Bashkia Durrës për vitin 2024. Shoqëria Koncesionare Integrated Energy BV SPV, për Ndërtimin e Landfillit, Inceneratorit në vend depozitimet ekzistuese Tiranë është klienti i tretë në renditje sipas vlerave të paguara nga Bashkia, me 314 milionë lekë për vitin 2024.



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Pozicionohet në vijim Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), me 1 692 transaksione nëpërmjet Thesarit të Shtetit 2024. Institucioni ka shpenzuar në total për vitin 2024 rreth 5.01 miliardë lekë, kryesisht për blerje karburanti dhe rimbursim karburant për fermerët.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (APT) është institucioni që mbyll listën e dhjetë institucioneve buxhetore me më shumë transferta nga Thesari i Shtetit për vitin 2024. ATP-ja ka kryer 173 transaksione me vlerë totale 5.01 miliardë lekë për vitin 2024.



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Këtu nuk janë renditur transaksione për Disbursim Tatim mbi Vlerën e Shtuar, P.sh. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kryer për vitin 2024 rreth 25.7 miliard lekë transferta përmes Thesarit të Shtetit, prej të cilave 93.7% janë për rimbursim Tvsh-je, apo 24.08 miliard lekë. Sikurse Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili kryen 12,24 miliard lekë transferta për llogari të vet FSDKSH-së, ISSH ka kryer 114 transaksione me vlerë totale 46.14 miliard lekë po për llogari të ISSH-së, etj.

Krahas këtyre, për vitin 2024 evidentohen mbi 162.99 miliard lekë transferta të kryera në favor të Ministrisë së Financave, Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me burim të shënuar si “Unspecified”. Këto transferta përkojnë me xhirime të kontributeve të mbledhura nga tatimet për llogari të ISHH (155.3 miliardë lekë), xhirime të brendshme për veprime me llogaritë speciale (6.09 miliardë lekë) dhe depozitime të përkohshme nga BSH në TSA për shpronësimet (1.6 miliardë lekë).

Nga ana tjetër Shërbimi i Borxhit ka transferuar 26.13 miliard lekë si pagesa për interesa obligacione për llogari të Bankës së Shqipërisë.

Data.Al: Listë e Plotë – Institucione Buxhetore që kanë kryer Transaksione nga Thesari i Shtetit 2024, Renditje sipas Vlerës Totale


Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të dhënat në këtë artikull janë përmbledhur duke përdorur informacionin nga platforma Spending Data Albania,  Databaza Transaksione Thesari, e cila ka të dhëna për çdo pagesë të ekzekutuar nga të gjithë institucionet buxhetore që nga viti 2012. Një databazë për transparencë dhe llogaridhënie në Financat Publike, ku motorët e kërkimit bëjnë të mundur agregim të evidencave analitike  sipas institucionit, përfituesit, datës, kategorisë së shpenzimit, sikurse dhe vlerës transaksionit. Databaza Spending Data Albania është krijuar dhe zotërohet nga organizata AIS promotore e OpenData për Shqipërinë.

Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: P. Nikolli, Z. Murati