Emigrantët sollën në shtëpi 497 milionë euro më 2013

Open Data Albania ka kryer një përditësim të vlerave për remitanca në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës, duke analizuar periudhën 2008-2013. Në rastin e dy shteteve të marra në analizë, ato përkojnë kryesisht me para të emigrantëve, të sjella në atdhe si ndihmë për të afërmit apo fond kursimi dhe investimi. Të dhënat për realizimin e këtij artikulli janë marrë nga Banka…