Diaspora solli 621 milionë € në Kosovë

Kosovarët që jetojnë dhe punojnë në diasporë, gjatë vitit të kaluar, kanë dërguar në vendin e tyre 621 milionë euro, ndërsa remitancat që u dërguan në Shqipëri ishin më pak – 497 milionë euro. Të dhënat janë marrë nga Banka Qendrore e Kosovës dhe Banka e Shqipërisë. Open Data Albania (ODA) ka kryer një përditësim të vlerave për remitanca në Republikën e Shqipërisë dhe në…

Diaspora e Kosovës dërgon më shumë para në atdhe se sa diaspora nga Shqipëria

Në një studim të prezantuar të enjten në Prishtinë nga organizata ODA (Open Data Albania) është bërë vlerësimi i dërgesave të emigranteve nga Kosova dhe Shqipëria për në vetëlindje. Vlerësimi përfshin periudhën nga 2008 deri në 2013, përgjithësisht sipas kësaj ka dal që diaspora kosovare dërgon disa miliona euro me shumë për në vetëlindje se sa ajo e Shqipërisë, ndonëse numerikisht Shqipëria numëron rreth 2…

Diaspora, Qeveria dhe Tregu

Diaspora ekonomike dhe mungesa e një strategjia adekuate për 800 milionë njerëzit që kanë lëvizur nga vendet e tyre dhe që qarkullojnë më shumë se 540 miliardë dollarë amerikanë në të gjithë Botën. Shqipërisë i mungon akoma një strategji specifike për çdo vend ku ka diasporë. Kosova ka ministri të Diasporës! Ka një vështrim realist kohët e fundit lidhur me rolin dhe peshën e diasporave.…

Shqipëria, përfitimi për barrëlindje, i ulët

Studimi i ODA-s: Ndërkohë renditet e para për numrin e lartë të ditëve të lejes së lindjes. Shqipëria dhe Kosova bëjnë pjesë në ato vende ku punonjësit trajtohen me një masë të ulët përfitimi nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, në raste të sëmundjeve apo lejes së lindjes për gratë. Sipas një studimi të Open Data Albania të publikuar dje, Shqipëria, Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Sllovakia janë…

Kosovë-Shqipëri, punonjësit me sigurimet më të ulëta në rajon

Shqipëria dhe Kosova bëjnë pjesë në ato vende ku punonjësit trajtohen me një masë të ulët përfitimi nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, në raste të sëmundjeve apo lejes së lindjes për gratë. Sipas një studimi të Open Data Albania të publikuar sot, Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovian dhe Sllovakia janë vendet e Rajonit që aplikojnë një sistem përfitimi të ulët, 60 % deri në 65 % të…

Aksionerë në Media Televizive në Republikën e Shqipërisë. Ekstrakt QKR Korrik 2014

Open Data Albania po hulumton lidhur me Aksioner të Medias Televizive në Republikën e Shqipërisë. Aksionerët mund të jenë persona fizik ose juridik që zotërojnë aksione të nënshkruara nga themeluesit si pjesë e kapitalit të institucionit. Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR) dhe Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ). Në Shqipëri televizionet kategorizohen sipas mënyrës…

Televizione të licencuara dhe kapitali themeltar i shoqërive tregtare që i zotërojnë – Ekstrakt QKR korrik 2014

Open Data Albania po hulumton lidhur me funksionimin e Medias Televizive duke evidentuar numrin e licencave sipas kategorisë së medias televizive dhe subjektin tregtar që i zotëron këto ekrane. Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR) dhe Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ). Në Shqipëri televizionet kategorizohen sipas mënyrës së shpërndarjes së sinjalit e mbulimit përkatës…

Renta Minerare, përcaktime ligjore dhe të ardhura buxhetore 2009 – 2013

Open Data Albania po hulumton mbi të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit nga Renta Minerare. Renta minerare paguhet nga çdo person fizik apo juridik, që është i licencuar dhe/ose vepron në industrinë minerare, sipas një marrëdhënieje kontraktuale me entin publik për burimet natyrore minerare nga/mbi/dhe nëntoka e territorit të Republikës së Shqipërisë. Renta minerare është tatim si përqindje e caktuar mbi vlerën e…

Bilanci i korrupsionit të Ardian Fullanit, ja si 20-fishoi shpenzimet në 9 vjet, në vitin 2010 shpërdoroi 40.4 miliardë lekë

Ardian Fullani është zgjedhur Guvernator i Bankës së Shqipërisë në vitin 2004. Ai u riciklua në krye të Bankës së Shqipërisë në vitin 2011, dy vjet para përmbysjes së Sali Berishës nga pushteti, falë një marrëveshje Berisha-Nishani, për të shpërblyer njeriun që financoi qeverinë, e ktheu bankën në paradhomë të pushtetit, mbushi bankën me familjarët e kupolës politike dhe i bleu qeverisë objektet shtetërore me…

Open Data Albania: Ja si është fryrë skema e invalidëve më 2013!

Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me numrin e përfituesve të pensionit të invaliditetit për vitin 2013. Pensioni i invaliditetit në Republikën e Shqipërisë është një e ardhur e përfitueshme nga ata persona që bëhen të paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe kanë gjymtime të forta e dëmtime fizike përfshirë dhe verbimin. Gjatë këtij viti kanë përfituar pensione invaliditeti 36 307 persona të…

Tregues mbi kriteret dhe masën e përfitimit të Lejelindje. Shqipëri, Kosovë dhe vende të Europës korrik 2014

Open Data Albania po hulumton përfitimet që vijnë nga leja e lindjes në Republikën e Shqipërisë, Kosovë dhe vende të Europës. Në vendin tonë përfitimi për barrëlindje i jepet një gruaje të siguruar, lidhur me barrën dhe lindjen e fëmijës. Kusht për përfitim është që të ketë jo më pak se 12 muaj sigurim për çdo rast barrëlindjeje dhe të jetë e siguruar në momentin…

Banka Qendrore – Paraja dhe Ekuivalentet e saj 2013

Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me paranë dhe ekuivalentet e saj për vitin 2013. Ekuivalente të parasë konsiderohen llogaritë rrjedhëse dhe depozitat me afat maturimi më të shkurtër se tre muaj, si dhe ari dhe metalet e tjera të çmuar të mbajtur brenda dhe jashtë vendit. Të dhënat lidhur me paranë dhe ekuivalentet e saj janë marrë nga Banka e Shqipëris si…

Buxheti Faktik i Radio Televizionit Publik Shqiptar 2012-2013

Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me buxhetin faktik të Radio Televizionit Publik Shqiptar në vitet 2012-2013. Të dhënat në hulumtim për Radio Televizionin Publik janë marrë nga katalogu Spending Data Albania. Të gjitha transaksionet me vlerë, datë, përshkrim shpenzimi dhe përfitues janë të aksesueshme përmes aplikacionit Monitorim i Thesarit të Shtetit. Karakteristikë për reklamimin publik të ekzekutimit të transaksioneve të këtij institucioni…

Shpenzime për Investime në Bankën e Shqipërisë 2004 – 2014

Open Data Albania po hulumton mbi investimet e kryera nga Banka e Shqipërisë. Këto investime ndahen në dy nëngrupe  si aktive fikse të trupëzuara dhe të patrupëzuara. Në zërin e aktiveve fikse të trupëzuara futen shpenzime për troje, ndërtesa, konstruksione të përgjithshme, pajisje, mjete transporti etj. Në zërin aktive fikse të patrupëzuara futen zëra si programe kompjuterike, kosto të shtypjes dhe prerjes së parasë të…

Subjekte të licencuara nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Seli dhe Kapital Themeltar. 2014

Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me subjektet financiare që janë licencuar nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Ky institucion përveçse licencon gjithashtu mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë e subjekteve, që organizojnë lojëra fati, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin dhe aktet nënligjore në fuqi. Të dhënat në hulumtim janë marrë në databazën e Njësisë së…