Open Data Albania po hulumton mbi të ardhurat nga akciza sipas grupmallrave kryesore. Referuar legjislacionit shqiptar, akciza është një taksë që zbatohet mbi produktet e akcizës, të prodhuara dhe të importuara, që hidhen për konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë. Produkte që i nënshtrohen akcizës janë: produktet energjetike; alkooli dhe pijet alkoolike; kafeja; duhani e produktet e duhanit; produktet e tjera (llampa inkandeshente, gomat,…
