Open Data Albania po zbardh zotëruesit e shoqërive të biznesit që funksionojnë si Media Audiovizive në Republikën e Shqipërisë. Mediat Audiovizive licencohen nga AMA dhe kategorizohen në: Subjekte audiovizive me licencë private kombëtare dhe Subjekte audiovizive analoge private. Hulumtimi evidenton numrin e licencave sipas kategorisë, aksionerët dhe zotëruesit final të mediave audiovizive. Në 1 mars 2023 numërohen 51 shoqëri biznesi të licencuara si Media Audiovizive.…
