Çmimi i karburanteve, Shqipëri dhe Rajoni, 2021-2022, Rritja në Bursë dhe Indeksimi me Rritje i Akcizës në Shqipëri

Open Data Albania po hulumton mbi arsyet e rritjes së çmimit të naftës dhe derivateve të saj në Shqipëri, për periudhën 2021-2022. Pothuaj në të gjitha shtetet europiane vihet  re një rritje e konsiderueshme e çmimit të karburanteve krahasuar me 2021. Shkaqet kryesore: janë rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare (treguesi Brent), rritja e inflacionit si dhe rënia e furnizimit të vendeve Europiane…