Të ardhurat nga privatizimet gjatë viteve 2010-2013

Të ardhurat nga privatizimi janë të ardhurat që sigurohen nga shitja e një aseti publik. Sipas klasifikimit të Divizionit të Statistikave të Kombeve të Bashkuara, që është njëkohësisht edhe sistemi i përdorur në vendin tonë, këto të ardhura nuk përfshihen në grupin e të Ardhurave Totale, por klasifikohen si pjesë e financimit të Deficitit. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi të ardhurat nga…

Kundërvajtjet në pyje dhe kullota 2005-2012

Open Data Albania ka hulumtuar mbi raste të dëmtimit përmes shfrytëzimit në kundërvajtje të hapësirave pyjore dhe kullotave në vitet 2005 – 2012. Rastet e vlerësuara janë referuar si të tilla nga autoritete nën vartësinë e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Kundërvajtje të tilla janë të parashikuara në Kodin Tonë Penal konkretisht neni 205 Prerja e Paligjshme e Pyjeve. Veç kundërvajtjeve penale,…