Open Data Albania ka hulumtuar mbi raste të dëmtimit përmes shfrytëzimit në kundërvajtje të hapësirave pyjore dhe kullotave në vitet 2005 – 2012. Rastet e vlerësuara janë referuar si të tilla nga autoritete nën vartësinë e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Kundërvajtje të tilla janë të parashikuara në Kodin Tonë Penal konkretisht neni 205 Prerja e Paligjshme e Pyjeve. Veç kundërvajtjeve penale, veprime me pasoja në hapësira pyjore dhe kullotë mund të përbëjnë edhe kundërvajtje administrative.

Viti 2006 shënohet numri më të lartë rastesh për të dyja kategoritë.  Ministria e Mjedisit ka referuar këtë vit 525 kundërvajtje penale. Ndërkohë në Vjetarët Statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë referohet se vetëm 162 çështje janë proceduar. Në vitin 2012, rastet e referuara kanë rënë në numër. Kjo rënie mund të jetë njëkohësisht edhe pasojë e eficensës së inspektorateve në mbrojtje të pyjeve, dhe ndryshimeve ligjore në organizimin e punës së tyre.


Burimi: Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Ministria e Mjedisit ka referuar edhe mbi dëmin e shkaktuar nga këto kundërvajtje duke përllogaritur vlerën për secilin rast. Pavarësisht se numri i kundërvajtjeve penale është shumë herë më i vogël se numri i kundërvajtjeve administrative, vlera e tyre në vitet 2005-2009 është shumë më e lartë, trend i cili përmbyset vetëm në vitet 2010 dhe 2012.

Viti 2010 ka nivelin më të lartë të vlerës së kundërvajtjeve administrative me rreth 1,1 miliardë lekë dëme të shkaktuara. Vlera e regjistruar në këtë vit është më e lartë se vlera e gjithë viteve të tjera sëbashku.


Burimi: Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Republika e Shqipërisë ka pësuar ndjeshëm pakësim të sipërfaqeve pyje dhe kullotë. Numri i lartë e veprimeve që përbëjnë kundërvajtje dhe i rasteve për zjarrvënie dëshmojnë mbi këtë fenomen. Aktualisht autoritetet përkatëse nuk kanë të qartë inventarin e pyjeve dhe kullotave, inventarë ko do të duhej të përditësoheshin të dhëna të veprimeve objekt i këtij hulumtimi.

Kontribuoi: Blerta Zilja