Të ardhurat buxhetore përfaqsojnë të ardhurat e një vendi nga taksat dhe tatimet për kryerjen e investimeve dhe shpenzimeve nga ana e institucioneve publike. Diferenca midis shpenzimeve buxhetore dhe të ardhurave jep defiçitin buxhetor. Në rastin e Shqipërisë, të ardhurat buxhetore për 2009 ishte rreth 299 miliardë lekë ose 26% e PBB-së.

Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria paraqitet si më poshtë:

*Vlerësime të FMN
Burimi: FMN
Komentet dhe Analiza: ODA

Sikurse mund të shikohet edhe nga grafiku, Shqipëria ka të ardhurat buxhetore ndaj PBB-së më të ulta në rajon. Ndërkohë në vend të parë renditet: Bosnja dhe Hercegovina (46%) e ndjekur nga Mali i Zi (43%), Serbia (39.5%), Kroacia (38.7%), Greqia (36.9%), Turqia (39.7%), Maqedonia (30.3%) dhe Kosova (29.7%).

Duke bërë një analizë kohore, vihet re se vendi me uljen më të madhe të të ardhurave buxhetore gjatë dhjetëvjecarit të fundit është Greqia, ndërsa vendi me rritjen më të madhe është Kosova.

Të ardhurat buxhetore bazohen në tatimet dhe taksat e mbledhura nga një shtet gjatë një periduhe kohore të caktuar. Ato ndikohen nga niveli i tatimeve dhe nga aftësia e shtetit për t’i mbledhur këto tatime dhe për të ulur evazionin fiskal.

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: R.E