Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe Qendra për Çështje Europiane dhe të Sigurisë kanë hulumtuar mbi nivelin e krimeve kundër jetës në katër vitet e fundit. Hulumtimi i bazuar në të dhëna të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit synon të thellojë analizën mbi tendencat e kriminalitetit në vend, e më tej të  nxisë debat për alternativat e mundshme për përmirësimin e performancës së institucioneve antikrim.

Hulumtimin mbi krime të rënda kundër jetës, bazohet në të dhëna për tre grupe veprash kriminale si Vrasje; Vrasje e Mbetur në Tentativë dhe Vrasje nga Pakujdesia. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit në total gjatë katër viteve janë shënuar njëmijë e treqind e tridhjetë e një krime të tilla. Viti me më shumë krime të rënda kundër jetës në kohën objekt hulumtimi është 2011-ta, ndërsa me pak raste shënohen në vitin 2009.

Krime te rënda kundër jetës. Vitet 2008 – 2011       


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit   
Hulumtimi: Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim    

Ky grup krimesh shfaq një tendencë të lehtë rritje të mesatares vjetore në dy vitet e fundit. Tremujorët me më shumë kriminalitet sa i takon krimeve kundër jetës janë tremujorët e dytë dhe të tretë të viteve respektive, pra periudha prill – shtator. Pjesa më e madhe e këtij grupi krimesh janë Vrasjet në Tentativë që janë rreth 66.7 % e krimeve të grupit Krime Kundër Jetës, Vrasje.

Sipas hulumtimit shqetësuese është rritja thuaj se me rreth dyzet për qind e numrit të veprave penale vrasje në dy vitet e fundit 2010 dhe 2011 kundrejt dy viteve pararendëse 2008 dhe 2009. Pikërisht në këto vite është rritur edhe numri i vrasjeve për njëqind mijë banorë. Ky tregues për vitin 2008 dhe 2009 respektivisht shënon 2,9 dhe 2,7 vrasje për njëqindmijë banorë. Ndërsa në vitin 2010 ky indikator e rendit Shqipërinë si vendin më me rrezik për jetën ndër vendet e rajonit me katër vrasje për njëqind mijë banore.


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
Hulumtimi: Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim