Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe Qendra për Çështje Europiane dhe të Sigurisë, kanë hulumtuar mbi nivelin e krimeve kundër pasurisë në katër vitet e fundit. Hulumtimi i bazuar në të dhëna të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit synon të thellojë analizën mbi tendencat e kriminalitetit në vend dhe të nxisë debat mbi parandalimin e tij.

Krimet kundër pasurisë, vjedhjet janë në përshkallëzim rritës në katër vitet e fundit. Të ndara në tre nënkategori sipas metodologjisë së punës së Policisë së Shtetit, këto krime hulumtohen të grupuara në vjedhje në subjekte tregtare (ambiente) ku përfshihen edhe vjedhjet e bankave; vjedhje të tjera si krime të ndryshme kundër pronës publike apo private dhe vjedhje me dhunë si nënkategori me rrezikshmëri më të lartë për shkak të rrezikshmërisë për jetën dhe formës së kryerjes së veprimit.

Konkretisht Vjedhje të Subjekteve Tregtare (ambiente), ne katër vite janë shënuar në total tremijë e treqind e tetëdhjetë e një raste. Kjo vepër penale është në përshkallëzim rritës nga viti në vit duke shënuar shumëfishim gjatë viteve objekt hulumtimi. I veçantë në trendin ngjitës – zbritës të numrit të vjedhjeve në ambiente tregtare është fakti se pas çdo kulmi me vlerë të lartë kemi zbritje të ndjeshme, çka tregon vëmendje të përqendruar në kohë të caktuara dhe jo konsistonte në luftën kundër apo parandaluese ndaj krimit të vjedhjes të operatorëve ekonomik.

Vjedhje ne subjekte tregtare.


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
Hulumtimi: Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim  
         

Vjedhje të tjera është gjithashtu një grup krimesh me trend të lartë rritës. Këto vjedhje të ndryshme shumëfishohen vit pas viti dhe në total për të katër vitet objekt hulumtimi kemi katërmijë e pesëqind e shtatëdhjetë e katër raste.

Vjedhje të tjera.


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
Hulumtimi: Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

Jo më pak alarmante shfaqet situata në lidhje me tendencat e veprës penale të vjedhjes me dhunë. Ky krim i rëndë me objekt viktimizimi të shumëfishte ka ardhur në rritje. Në total në katër vitet objekt hulumtimi janë shënuar sipas një trendi rritës 559 vepra të këtij grupi krimesh:

Vjedhje me Dhunë.


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
Hulumtimi: Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim