Grafiku i mëposhtëm paraqet vlerat në vite për financimin zëri “partitë politike” nga Buxheti i Shtetit. Vërejmë që ky zë ka financimin e tij më të lartë në vitin 2011 prej 215 milion lek dhe mbështetjen më të ulët në vitin 2003 prej 185 milion lek. Rritja nga vlera minimum e financimit në vlerën maksimum është rreth 14%. Në vitet 2004, 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2012, 2013 financimi ka qenë konstant prej 200 milion lek.
Burimi: Buxheti i Konsoliduar – Ministria e Financave
Përpunimi dhe Komente: ODA
Financimi i çdo nënzëri dhe i zërit kryesor “Partitë Politike”, në vitin 2012 dhe 2013 është i njëjtë por shfaq ulje në vlerë krahasuar me 2011-ën. Kjo vjen për shkak të tkurrjes së numrit të partive parlamentare si pasojë e sistemit të ri zgjedhor. Në linja të përgjithshme nuk ka një trend të evidentuar rritës ose zbritës.
Vlera ne (000) mije lek
Përpunimi dhe Komente: ODA