Shqipëria dhe Kosova kanë nivelin më të ulët të jetesës në të gjithë rajonin, shumë larg standardeve evropiane, drejt të cilave synojnë. Kjo vërtetohet edhe nga një sërë studimesh, të cilat flasin për një pagë minimale tepër të ulët, më të voglën në rajon, dhe një nivel të lartë të informalitetit në tregun e punësimit.

Open Data Albania nëpërmjet studimit të saj në fushën e punësimit, jep shifra të qarta të treguesve të pagave, sipas të cilave Kosova ka pagën minimale më të ulët me 130 euro për moshat nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç, ndërsa Shqipëria e ka pagën minimale 156 euro, apo 22 mijë lekë, ndërsa Maqedonia e ka pagën minimale 178 euro; në Greqi paga minimale është 684 euro, në Kroaci 405 euro, në Mali të Zi 192 euro, në Turqi 425 euro, dhe në Serbi 188 euro.
Vendet e Europës aplikojnë paga minimale më të larta krahasuar me rajonin e Ballkanit dhe vendit tonë. Pagën më të lartë minimale e aplikon Luksemburgu, e cila arrin 1921 euro/muaj. Më pas renditet Belgjika, Irlanda, Franca, Britani e Madhe.
Gjermania aplikon pagë minimale në bazë të sektorëve, dhe tarifa më e ulët arrin 7 euro/ora për 48 orë pune në javë.
Ndërsa lidhur me informalitetin ed! he një studim i fundit i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike ka treguar se 29 % e punësimit të përgjithshëm është informal, dhe Shqipëria ka ende pagën minimale më të ulët në Europë. Lidhur me këto çështje drejtoresha e ekzekutive e projektit Open Data Albania, Aranita Brahaj, thotë për Kosovapress se këta tregues dëshmojnë për një nivel të ulët të jetesës së qytetarëve të dy vendeve tona, dhe se në këtë aspekt i takon Qeverive të të dyja vendeve të marrin masa për të mbrojtur qytetarët dhe për të rritur standardin e jetesës së tyre.
“Rezulton që për Shqipërinë dhe Kosovën paga minimale shënon vlerat më të ulëta në Europë dhe Rajon. Përkatësisht Kosova aplikon dy kategori pagash minimale; paga minimale për moshat nën 35 vjeç që është 130 euro dhe paga minimale për moshat mbi 35 vjeç! që është 170 euro.
Me këtë lloj page Kosova renditet e fundit në Rajon, duke dhënë në këtë mënyrë karakteristika të një niveli jetese apo niveli ekonomik të një vendi i cili qëndron ende në një kontekst inferior kundrejt rritjes ekonomike dhe nivelit të jetesës së vendeve të Rajonit.
Por pas Kosovës vjen Shqipëria e cila e ka pagën minimale 156 euro apo 22 mijë lekë si pagë minimale e lejuar, që ka gjithashtu një karakteristikë tjetër negative, që është paga minimale që lejohet me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave për pagesën e sigurimeve shoqërore dhe kontributeve”,ka thënë Brahaj.
Sipas tij, qeveritë duhet ta shikojnë më me kujdes në nivelin e matjeve për të pasur indikatorin e saktë.
“Është interesante të përmendet fakti se Kosova dhe Shqipëria përveçse kanë pagën minimale më të ulët në rajon, janë edhe të prekura nga tregu informal. Informaliteti deri tani në të dyja vendet është artikuluar si një problem i zbatimit të ligjit, apo i mënyrës se si mund të verifikohen! dhe të deklarohen këto para, dhe asnjëherë nuk është parë më me realitet nëse këto vende pune janë konstante, të sigurta apo të pasigurta apo sezonale.
Pra nëse një kompani hap një biznes dhe shumë shpejt brenda vitit e mbyll atë, pyetja është a janë reale këto vende pune të krijuara? Kështu që më e rëndësishme për qeveritë mbetet jo verifikimi i sa më shumë vendeve të punës por siguria e vendeve të punës”, ka thënë Brahaj.
Ai shton se indikatori i pagës minimale mund të përdoret edhe si një atraksion për të tërhequr kompanitë e huaja, të cilat tentojnë ta gjejnë tregun e lirë të punës brenda rajonit.
Shqipëria dhe Kosova, shton ai, mbeten vendet me pagat më të ulëta, dhe duhet punuar në të dy ven! det për ta ndryshuar këtë trend mes vendeve të rajonit, pasi mbi të gjitha jemi larg nivelit europian të jetesës.