Lejet mjedisore për aktivitetet që lidhen me shfrytëzimin e kromit, hekur-nikelit, bakrit, etj, përbëjnë një nga kategoritë kryesore në totalin e lejeve mjedisore të miratuara nga Ministria e Mjedisit në periudhën 2012 – prill 2014.  54 leje janë miratuar për këtë kategori në 2013-n dhe më shumë se gjysma (34 leje) i përkasin aktiviteteve që lidhen me kromin.


Burimi: Ministria e Mjedisit   
Përpunimi dhe komentet: ODA   


Burimi: Ministria e Mjedisit   
Përpunimi dhe komentet: ODA   

Në mënyrë më specifike, 27 leje në 2013-n  janë miratuar për shfrytëzimin e kromit, 4 leje për kërkim-zbulimin e tij, 2 për pasurimin dhe 1 për riaktivizimin e impianteve, duke e bërë kromin aktivitetin me më shumë leje të miratuara për gjithë vitin 2013. Pjesa më e madhe e tyre janë në zonën e Kukësit (11 leje për shfrytëzim, 1 për minierë dhe 1 për kërkim-zbulim) dhe zonën e Dibrës (11 leje, ndër të cilat 9 për shfrytëzim dhe 2 për kërkim-zbulim). Më pas vjen Pogradeci me 2 leje shfrytëzimi dhe Elbasani me 3 leje (1 pasurim, 1 shfrytëzim dhe 1 kërkim-zbulim).

Krahasuar me 2012-n, 2013 e ka gjetur kromin me 8 leje shfrytëzimi më shumë. Në vitin 2012 vihet re një shpërndarje më heterogjene e zonave, ku mbizotëron sërish zona e Dibrës, në veçanti Bulqiza (5 leje shfrytëzimi dhe 1 pasurimi), Librazhdi (2 leje për kërkim-zbulim, 1 për shfrytëzim), Kukësi (3 leje shfrytëzimi), Mati (2 leje shfrytëzimi) dhe Tropoja (2 leje shfrytëzimi).

Zërat e tjerë përbërës të kësaj kategorie numërojnë më pak leje të miratuara gjatë kësaj periudhe. 3 leje janë miratuar për shfrytëzimin e bakrit në 2013-n në Shkodër dhe Pukë, si dhe është miratuar 1 leje për kërkim-zbulimin e tij në Tuc të Pukës; 3 leje për nikel-silikatin (2 për shfrytëzim në Kukës dhe Brastër, 1 për kërkim-zbulim po në Kukës); 3 leje për hekur-nikelin (2 për shfrytëzim në Kukës dhe Elbasan, 1 kërkim-zbulim në Korçë); 3 leje për shfrytëzimin e harburgciteve në Elbasan.

Ajo që bie në sy është se krahasuar me vitin 2012, në 2013-n është rritur numri i lejeve të miratuara për aktivitetet e kromit, nikel-silikatit, harburgciteve dhe bakrit, ndërkohë që është ulur numri i lejeve për prodhimin e çelikut dhe gizës, qymyrgurit dhe shfrytëzimit të hekur-nikelit. Tabela në vijim paraqet lejet e miratuara për këtë kategori në periudhën janar 2012-prill 2014 sipas llojit të aktivitetit, firmës që e ushtron dhe vendndodhjes ku ushtrohet aktiviteti.

Lejet Mjedisore për Shfrytëzim Minerale janar 2012-prill 2014 sipas vendndodhjes dhe firmës që ushtron aktivitet


Burimi: Ministria e Mjedisit   
Përpunimi dhe komentet: ODA   

Kontribuoi: Blerta Zilja