Degradimi i Shëndetësisë, ky ishte titulli i Reportazhit të realizuar nga programi Top Story dhe transmetuar në datën 9 Mars, datë që shënoi zyrtarisht dy vite nga rasti i parë me Sars Covid-19 në Shqipëri. Në këtë reportazh gazetarja Entela Bajramaj dhe redaksia e Programit, zbuluan fakte mbi zbatimin e Kontraktimeve Partneritet Publik Privat PPP gjatë Pandemisë, gjendjen e institucioneve të shëndetit parësor dhe problematika të tenderimeve për të siguruar mallra dhe shërbime gjatë situatës Covid-19. Si pjesë e monitorimit të Kontraktimeve në Shëndetësi, AIS mbështeti këtë reportazh me të dhëna dhe fakte ku mes tyre theksojmë se: 89% e Fondit Limit per Tendera per Furnizime COVID19, realizuar nga Autoritetet Shqiptare, është shpërndare me procedure tenderimi me risk, problematike me garën apo konkurrencën. Ky është niveli i markimit me REDFLAG në databazën #OpenPorcurementAlbania
Keto gjetje te Databazes dhe Projektit i kemi ndare edhe me Programin Top Story reportazhi Degradimi i Shendetesise gazetare Entela Bajramaj
Link për të parë reportazhin: https://youtu.be/3AGSo5pdoR
Organizata AIS njohur si Open Data Albania krijoi një databazë për monitorim dhe vlerësim të Tenderëve për Fatkeqësinë Natyrore Covid -19, Një databazë që funksionoi si një mekanizëm i pavarur monitorimi.
AIS ka gjurmuar tender të institucioneve shëndetësore në vend, dhe ka krijuar një databazë me informacion për procedurat, blerjet, performancën dhe ecurinë e tenderimeve. Databaza bën të mundur transparencë dhe gjurmimin e kontraktimeve për medikamente, aparatura , mjete mbrojtëse, oksigjen spitalor , apo blerje vaksine, teste etj Të dhënat listohen edhe sipas procedurës apo sipas Institucionit. https://openprocurement.al/sq/htender/covid
Gjurmimi, transparenca dhe llogaridhënia marrin rëndësi më të madhe në momente të krizave dhe fatkeqësive humanitare. Databaza e tenderëve gjatë periudhës së gjendjes të katastrofës natyrore Covid19 është pjesë e projektit “Kontrata publike në një gjendje të katastrofës natyrore Covid19- Forcimi i Mekanizmave të Pavarur të Monitorimit” mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërish ato të Departamentit të Shtetit.
Të tjera publikime me të dhëna për sektorin Shëndetësi janë në faqen tonë për të dhëna të hapura https://ndiqparate.al/?cat=156
Të dhëna të ecurisë së sëmundjes në vend janë si vijon https://open.data.al/covid-19/