Organizata AIS promotore e Open Data Albania po punon për rritje dhe përmirësim të Transparencës mbi Pronarin Përfitues dhe Regjistrin me Akses Publik.
Duke konsideruar Gazetarët Investigativ, aktorë të rëndësishëm në zbardhjen dhe gjurmimin e rasteve që lidhen me fenomene si Pastrimi i Parave, Korrupsioni, Konflikti i Interesit dhe Influenca, ekipi ekspert dhe data analist pranë AIS (OJF) punoi për rritje kapacitetesh dhe njohurish.
Pjesëmarrës: Gazetarë Investigativ, Aktivistë dhe përfaqësues nga Organizata Jo Qeveritare OJQ.
Për të aksesuar listën e pjesmarrësve: Kliko Këtu.
Trajnimi i mbajtur në sallën tonë për median, u realizua në kuadër të Projektit Expanding Windows of Opportunity for Beneficial Ownership Transaprency, i mbështetur financiarisht nga Natioanal Endowment for Democracy NED me zbatues Kryesor International Republican Institute IRI. AIS u angazhua si partner lokal.

Agjenda Workshop: Transparenca me Pronarët Përfitues – Regjistri i Biznesit, Aksesi dhe Gjurmimi i Informacionit
Ekspertet Lektor dhe Temat e Trajtuara:
- Sidorela Drici – Ekspert Ligjor pranë AIS
Koncepti i Pronarit Përfitues, Iniciativa ndërkombëtare për Transparencë dhe Angazhim. Lufta kundër Pastrimit të Parave, Korrupsionit dhe Influencave Malinje.
- Profesore. Lindita Lati Milo – Eksperte në Auditim Publik dhe Ekonomi
Legjislacioni ne Republikën e Shqipërisë dhe Nevoja për Përmirësime
- Lindita Çela Drejtuese e Rrjetit pёr Raportimin e Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit ne Shqipëri, Gazetare pranë OCCRP.org
Roli i Gazetarëve dhe Organizatave për Transparencë. Investigime për Pastrim Parash; Korrupsion apo Influenca të huaja.
- Pajtim Nikolli Data Analist pranë Open Corporates Albania
Direktiva EU dhe Regjistra të Pronarit Përfitues në vende të Bashkimit Europian dhe Rajonit
Organizata AIS ka përgatitur edhe një Raport Politikash mbi Transparencën dhe Regjistrin Publik për Pronarët Përfitues me autor kryesor Profesore Lindita Lati Milo duke theksuar nevojën për përmirësim të legjislacionin, forcim të transparencës dhe angazhim të institucioneve dhe aktorëve watchdog në verifikimin e fakteve që lidhen me Pronësinë Përfituese.
Deklarimi i Zotëruesve dhe Përfituesve të Bizneseve dhe OJF-ve që kanë aktivitet në Shqipëri apo që veprojnë në partneritet me Sektorin Publik Shqiptar është një moment i rëndësishëm që lidhet me kontrollin dhe parandalimin e Pastrimit të Parave, Konfliktit të Interesit, Influencës dhe Korrupsionit. Po njësoj Transparenca më Pronarët Përfitues lidhet edhe me çështje të sigurisë kombëtare.
Organizata AIS është krijuese dhe zotëruese e Databazës Open Corporates Albania një databazë me të dhëna për Bizneset Kryesore në vend ku synohet akses në informacion dhe transparencë mbi origjinën dhe lidhjet e bizneseve që zotërojnë Kontrata, Asete, Licensa apo Përfitime nga Sektori Publik Shtetëror.
#OpenCorporatesAlbania dhe #OpenOwnership nga @AIS