Niveli i punësimit në një shoqëri llogaritet si numri i të gjithë personave në moshë pune që janë të punësuar gjatë kohës së matjeve statistikore. Varfëria shprehet në mënyrë sasiore bazuar në treguesit e të ardhurave për frymë dhe në aftësinë e individëve për të përmbushur nevojat jetësore bazë.

Open Data Albania ka kryer një hulumtim në lidhje me korrelacionin që ekziston midis dy treguesve shumë të rëndësishëm social: niveli i punësimit dhe varfëria.

Ecuria e dy treguesve për vitet 2002, 2005 dhe 2008 paraqitet si më poshtë:



Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Lidhja punësim-varfëri është një lidhje e zhdrejtë (korrelacion negativ). Rritja e punësimit është shoqëruar me një rënie në nivelin e varfërisë në ritme më të mëdha. Koeficienti i rritjes të punësimit ka qënë 4.5% nga viti 2005-2008, ndërkohë ulja e varfërisë ka qënë 35.18% për vitet 2005-2008.



Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Kjo diferencë në koeficientët e ndryshimit të dy treguesve shpjegohet me faktin që të ardhurat e realizura nga familjet/individët shqiptarë nuk kanë një lidhje të fortë me të ardhurat nga punësimi. Kjo tregon se shqiptarët përdorin burime alternative për të siguruar cilësinë e jetesës. Ndër këto burime mund të përmendim të ardhurat informale, të mirat e siguruara me kredimarrje e të tjera. Më të rëndësishmet mbeten remitancat e emigracionit. Shqipëria radhitet ndër vendet me varësi më të lartë nga remitancat.

Përmbledhje e treguesve në vlerë dhe koeficientëve të rritjes paraqitet me tabelen dinamike me poshte:



Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA