Shkalla e punësimit përcaktohet si përqindja e popullsisë në moshë pune të një vendi që është e punësuar. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi strukturën e punësimit në sektorin jo bujqësor dhe ecurinë e tij në vite, bazuar në të dhënat e INSTAT. Struktura e punësimit në ndërmarrje jo-bujqësore per vitin 2009, sipas sektorëve ekonomik, paraqitet si më poshtë:

Burimi:INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Për vitin 2009 peshën kryesore në punësim, nga sektori jo-bujqësor, e ka industria (ku përqindjen më të lartë e zë industria përpunuese) me 31% të totalit dhe sektori i tregtisë me 27% të totalit. Ndërtimi dhe transport-komunikacioni kanë peshë më të vogël në punësim me përkatësisht 15% dhe 9% të sektorit jo bujqësor.

Ecuria e punësimit sipas sektorëve kryesorë ekonomik jo-bujqësor paraqitet në grafikun e mëposhtëm:

Burimi:INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Për vitin 2008-2009 sektori i industrisë ka patur ritme rënëse në nivelin e punësimit, me 0.33% rënie. Sektori i ndëritmit dhe tregtia kanë patur ritme të ngadalsuara të rritjes me 3% dhe 5%, kundrejt sektorit të transportit dhe shërbimeve të cilët për nga numri i të punësuarve janë rritur me ritme më të larta, përkatësisht 7% dhe 15%.

Burimi:INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Politikat fiskale të qeverisë ndaj sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, duhet të marrin parasysh dhe ndikimin që kanë këto ndërmarrje në nivelin e punësimit.

Te dhenat mbi numrin e të punësuarve në vite, sipas sektorëve paraqiten te permbledhura ne tabelen me poshte:

Burimi:INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA