Open Data Albania ka kryer një hulumtim në lidhje me strukturën e punësimit sipas madhësisë së ndërmarrejve. Për vitin 2009 punësimi në ndërmarrjet me 1-4 të punësuar ka qënë në nivelin 39%. Ndërkohë që 45% e të punësuarve në ndërmarrjet ekonomike i përkasin ndërmarrjeve me 20 të punësuar e sipër dhe 16% atyre me 5-19 të punësuar.


Burimi: INSTAT,
Përpunimi dhe komentet: ODA

Niveli i punësimit në ndërmarrje ka patur një trend rritës gjatë 3 viteve. Ndërmarrjet me 1-4 të punësuar kanë patur një rritje në numrin e punonjësve pothuajse konstante gjatë të dy intervaleve me 5.72% për vitin 2008 dhe 5.16% për vitin 2009. Ndërmarrjet me 4-19 të punësuar kanë patur ritme rritëse në numrin e punonjësve me 8.69% për vitin 2008 dhe 9.14% për vitin 2009. Ndërmarrjet me 20 të punësuar e sipër kanë patur ritme të ngadalsuara rritjeje të punonjësve, me një ndryshim nga 8.94% në 2008 në 3.63% në vitin 2009.


Burimi: INSTAT,
Përpunimi dhe komentet: ODA

Megjithëse ndërmarrjet me 1-4 të punësuar zënë 91% të totalit të ndërmarrjeve, pesha që kanë në punësim është më e vogël (39%) krahasuar me ndërmarrjet me 20 të punësuar e sipër që kanë peshën kryesore të punësimit në ndërmarrje (45%). Për vitin 2009 sektori i ndërmarrjeve me 20 të punësuar e sipër ka patur një performancë më të dobët krahasuar me vitin 2008, që është reflektuar në uljen e ritmeve të rritjes në numrin e punonjësve.


Burimi: INSTAT
Perpunimi dhe komentet: ODA

Te dhenat mbi numrin e të punësuarve në vite sipas madhësisë së ndërmarrjeve dhe rritjen e punesimit ne perqindje paraqiten:


Burimi: INSTAT
Perpunimi dhe komentet: ODA

Comments and Analysis: Open Data Albania
Contributed by: Eni Didi