Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi bilancin tregtar të Shqipërisë gjatë viteve 2010-2012. Raporti bazohet në të dhënat e INSTAT dhe Bankës së Shqipërise.

Bilanci tregtar mat diferencën midis vlerës së eksporteve dhe importeve për një ekonomi. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të shitura/kryera jashtë vendit, ndërsa importet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të blera/kryera nga vendet e tjera.

Bilanci Tregtar = Eksporte-Importe

Në rast se importet janë më të larta se eksportet, atëhere kemi të bëjmë me një defiçit tregtar, ndersa nese eksportet jane me te larta se importet atëhere kemi të bejmë me një sufiçit tregtar. Gjatë 20 viteve të fundit, Shqipëria ka pasur në mënyrë konstante një defiçit tregtar.

Gjatë viteve 2010 – 2012 vihet re një rritje e eksporteve, edhe pse ritmi i rritjes ka qënë në ngadalsim.

Ndërkohë importet për vitet 2010-2011 janë rritur edhe në vlerë edhe në ritëm rritje, që ka thelluar deficitin tregtar. Për vitin 2012 kemi një ulje të importeve në vlerë absolute dhe relative.

Në total efekti mbi bilancin tregtar është një  rritje e defiçitit me 10% ne 2011, dhe një ulje e tij prej rreth 9% në 2012, duke bërë që viti 2012 të krahasohet me vitin 2010 për madhësinë e defiçitit tregtar.

Partnerët kryesorë në tregtinë e jashtme gjatë këtyre dy viteve mbeten Italia dhe Greqia. Mallrat kryesorë të tregtuar janë tekstilet/këpucët dhe mineralet/lëndët djegëse/elektriciteti.



Burimi: INSTAT, Banka e Shqipërise
Analiza dhe komentet: ODA

 


Burimi: INSTAT, Banka e Shqipërise
Analiza dhe komentet: ODA


Burimi: INSTAT, Banka e Shqipërise
Analiza dhe komentet: ODA

 


Burimi: INSTAT, Banka e Shqipërise
Analiza dhe komentet: ODA

Prania e vazhdueshme e një deficiti tregtar, praktikisht do të thotë se vendi po merr hua nga jashtë ose po shet asete kapitale (privatizimi i sektorëve të rëndësishëm), për të financuar konsumin aktual. Në afatgjatë, kjo e dëmton ekonominë.



Burimi: INSTAT, Banka e Shqipërise
Analiza dhe komentet: ODA