Partia Socialiste e Shqipërisë është një nga partitë parlamentare garuese në Zgjedhjet për Kuvend 2009. Në përfundim të procesit PSSH ka paraqitur për auditim pasqyra të plota mbi fonde të përfituara dhe shpenzuara. Fonde elektorale të kësaj partie përbëhen nga fonde publike dhe fonde jopublike si edhe nga Fondet e vetë subjektit.

Sa i përket fushatës së zgjedhjeve të vitit 2009, PSSH ka shpenzuar 101 746 870 lekë. Në total fondet e mbledhura janë 93 607 440 dhe pasqyra financiare për fushatën zgjedhore 2009 karakterizohet nga tejkalim i shpenzimeve në masën 8 139 430 Lekë ose 8 % e totalit të shpenzimeve. Me fjalë të thjeshta mund të themi se PS e ka mbyllur fushatën zgjedhore 2009 me borxhe dhe shpenzime të papaguara.

PSSH – Fonde dhe Shpenzime Elektorale, Fushata  2009


Burimi: Raport i Audituesit të pavarur, Për të ardhurat dhe shpenzimet e fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet kuvendore te 28 qershorit 2009
Komente dhe Analiza: ODA

Struktura e fondeve të përftuara nga Partia Socialiste për Fushatë rezulton tepër e zgjeruar. Kështu PSSH në total ka siguruar për fushatën zgjedhore 93 607 440 lekë. Nga kjo vlerë të ardhura të subjektit nga Fonde Publike, sipas nenit 87 Kodi Zgjedhor janë 13 693 204  Lekë. Ndërkohë PSSH ka siguruar 6 855 136 Lekë nëpërmjet donacioneve private. Partia ka aktivizuar fonde të vetat të mëhershme për mbulim të shpenzimeve në fushatë në një masë tepër të konsiderueshme prej 78 %, në vlerën 73 059 100 Lekë.

PSSH – Fonde Elektorale, Fushata  28 maj – 28 qershor 2009.




Burimi: Raport i Audituesit të pavarur, Për të ardhurat dhe shpenzimet e
fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet kuvendore te 28 qershorit
2009
Komente dhe Analiza: ODA

Është shumë interesante se Partia Socialiste e Shqipërisë, i ka përfituar pjesën më të madhe të donacioneve të saj, 78 % nga Donator te vlerave më të larta se 100 000 Lekë. Ndërkohë rreth 24 % te tyre i ka përfituar nga donator në shërbime dhe të mira,( Dhurime në natyrë) dhe një pjesë shumë e vogël vetëm 30 000 Lekë, nga donator të vlerave më të vogla se 100 000 Lekë në fushatë 2009.

Struktura e Donacioneve PSSH, Fushatë Zgjedhore 2009


Burimi: Raport i Audituesit të pavarur, Për të ardhurat dhe shpenzimet e
fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet kuvendore te 28 qershorit
2009
Komente dhe Analiza: ODA

Lista e donatorëve të PSSH përmban 16 subjekte nga të cilët nëntë janë persona Juridik, ndërsa shtatë janë individ. Duhet të theksojmë se dhurimet në natyrë, vlera në Lekë e të cilëve kalon kufirin e përcaktuar me ligj prej 100 000 Lekësh, kanë gjithashtu te deklaruar gjeneralitetet e donatorit, sikurse Kodi e përcakton. Partia Socialiste ka pesë Donatorë të dhurimeve në natyrë.

Lista e Donatorëve PSSH – Fushatë 2009


Burimi: Raport i Audituesit të pavarur, Për të ardhurat dhe shpenzimet e
fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet kuvendore te 28 qershorit
2009
http://www.cec.org.al/images/stories/zgjedhje-per-kuvend/2009/fin_subjekteve/rap_auditimi%20ne%20pdf/ps.pdf
Komente dhe Analiza: ODA

Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Olta Begu