Inspektimi i subjekteve publike dhe private në kontekstin e parandalimit të pastrimit të parave, është një proces i rëndësishëm që siguron që ekonomia e një vendi të mos ndërtohet me asete që vinë nga para të krimit, kontrabandës, organizmave të terrorit e çdo lloj modeli tjetër që implikohet me para nga aktivitete të paligjshme dhe të parregullta monetare.

Që prej vitit 2005 në Republikën e Shqipërisë është krijuar baza ligjore si dhe struktura përkatëse njohur si Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parasë. Ky organizëm ka mundësi të kontrollojë, inspektojë dha auditojë subjekte me aktivitet ekonomik në vend për të garantuar ligjshmërinë e burimeve financiare dhe aseteve të përdorura në aktivitetin e tyre tregtar e më gjerë. Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin e inspektimeve të kësaj drejtorie. Të dhënat janë kategorizuar sipas llojit të subjektit nën inspektim.

Inspektime të kryera nga drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave 2005 – 2012


Burimi: DPPP (Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave)
Komentet dhe analiza: ODA

Numrin më i lartë të inspektimeve është kryer mbi Zyrat e Këmbimit Valutor, Noteritë, Shoqëritë e Ndërtimit, Lojërat e Fatit dhe Ekspertët Kontabël të Autorizuar. Mesa duket këto subjekte janë më të ekspozuar ndaj procesit të pastrimit të parasë se sa subjektet e tjera.

Në vitin 2005 inspektimet ishin fokusuar tek vetëm dy subjekte: Shoqëritë e Sigurimeve dhe Zyrat Qendrore e Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Shoqëritë e Sigurimeve mbanin peshën kryesore me  11 inspektime të kryera në vend dhe në distancë ose përkthyer ndryshe me 85% të totalit të inspektimeve të kryera. Në vitin 2006 nën inspektim janë vendosur edhe gjashtëmbëdhjetë organizata joqeveritare.


Burimi: DPPP (Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave)
Komentet dhe analiza: ODA

Në vitin 2006 e në vazhdim inspektimet e kryera nga drejtoria përkatëse u shtrinë në më shumë subjekte. Në vitin 2012 peshën kryesore të inspektimeve nuk e zinin më Shoqëritë e Sigurimeve, por Zyrat e Këmbimit Valutor me 31% të totalit, për t’u pasuar nga Zyrat Noteriale me 17%, Lojërat e fatit me 15%, Ekspertët Kontabël të Autorizuar me 13% etj. Interesante paraqitet “besueshmëria” e organeve inspektuese ndaj Institucioneve Bankare duke qenë që në vitin 2012 kanë kryer vetëm 5 inspektime.


Burimi: DPPP (Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave)
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci