Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me raste të raportimit dhe referimit të transaksioneve në cilësinë e të dyshuara për burim jo të pastër financiar. Raportimet bëhen nga subjekte të sipërshënuara që kanë detyrim të evidentojnë transaksionet që duhen inspektuar. Ndërsa referimi bëhet nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Viti me raste më të shumta të aktiviteteve financiare të dyshimta është viti 2007 ku shënohen 748 raste.
*RAD = Raporte te aktivitetit te dyshimte
Burimi: DPPP (Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave)
Komentet dhe analiza: ODA
Raporti mes rasteve të raportuara dhe atyre të referuara është tepër interesant. Teorikisht baza ligjore në vend krijon detyrim për raportim të çdo transaksioni me vlera të caktuara. Bankat dhe shoqëritë e transfertave monetare janë edhe institucionet me më shumë raste.
Burimi: DPPP (Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave)
Komentet dhe analiza: ODA
Nëse në vitin 2008 ishin 142 raste të raportuara nga Bankat, 5 raste nga DPD, 2 raste nga DPT dhe 3 raste nga Institucione te tjera jo subjekt i ligjit, në vitin 2012 Bankat kanë raportuar 352 raste, Doganat 30 raste, Tatimet 33 raste, Zyrat Noteriale 19 raste, Shoqёritё e Transfertave 73 raste, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme 29 raste, Zyrat e Këmbimit Valutor 14 raste, Shoqëritë e Leasing 1 rast, Përfaqësuesit Ligjor 1 rast dhe Institucione te tjera jo subjekt i ligjit 4 raste. Pra, ka një rritje me 3.66 herë më shumë raste të raportuara në harkun kohor të 5 viteve dhe nga 4 në 10 subjekte raportuese.