Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me tipologjitë kryesore të përdorura për pastrim parash në Republikën e Shqipёrisё gjatë viteve të fundit. Të dhënat në hulumtim janë marrë në databazёn e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parasë ku janë publikuar falë bashkëpunimit me OSBE-në.  Ajo ҫ’ka vihet re ёshtё mbizotërimi i transfertave të dyshimta me ose nga jashtë vendit me 30-40% të totalit të rasteve. Gjatë tre viteve totali i rasteve të aktivitetit të dyshimtë ёshtё rritur nga 211 në 556 të tilla, pra ka pasur një rritje me 2.64 herë.

Tipologjitë e Rasteve të Aktivitetit të Dyshimtë në vitet 2010-2012


Burimi: DPPP (Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave)
Komentet dhe analiza: ODA

Ajo ҫ’ka vihet re ёshtё mbizotërimi i transfertave të dyshimta me ose nga jashtë vendit me 30-40% të totalit të rasteve. Gjatë tre viteve totali i rasteve të aktivitetit të dyshimtë ёshtё rritur nga 211 në 556 të tilla, pra ka pasur një rritje me 2.64 herë.

Në vitin 2012 mënyra më e përdorur për të mbuluar një rast të pastrimit të parasë janë transfertat me/nga jashtë që zёnё dhe 39% të totalit. Më pas vijnë derdhjet me para në dorë në shuma të konsiderueshme me 11% ndaj totalit. Mënyrat e përdorura për të mbuluar një veprimtari të dyshimtë në Republikën e Shqipёrisё janë me dhjetëra. Ajo që vihet re në vitin 2012 ёshtё shfaqja e aktiviteteve si blerja e pasurive të luajtshme/paluajtshme me burim të panjohur të fondeve, mosindentifikimi i pronarit përfitues, transaksione të mbetura në tentativë, transaksione të kryera nga organizata jofitimprurëse, kryerja e një aktiviteti ekonomik fiktiv, transaksione të kryera nga kompani të lojërave të fatit, instrumente bankar të falsifikuar, si dhe përdorimi i dyshimtë i kredive bankare. 

Mënyra të tjera të përdorura jo pak gjatë vitit në fjalë janë dhe përdorimi i llogarisë individuale për qëllime biznesi ose evazion fiskal me 9% ndaj totalit, veprime jashtë profilit të klientit me 5% ndaj totalit, dyshime lidhur me aktivitete të import/eksportit të mallrave me 3% ndaj totalit, deklarim dhe mosdeklarim i vlerave në kufi me 2%, mashtrime kompjuterik dhe jo vetëm me 0.2% ndaj totalit, përfshirje e personave të ekspozuar politikisht në transaksione me 2% ndaj totalit, dyshime për financim terrorizmi me 1% ndaj totalit, si dhe sponsorizime, dhurime, dhënie huaje nga dhe për të tretët me 3% ndaj totalit.


Burimi: DPPP (Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave)
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci