Open Data Albania ka hulumtuar të dhënat mbi shfrytëzimin e pyjeve në vendin tonë gjatë viteve 2003-2012, duke u fokusuar te prerjet e drurëve sipas kategorive te lejuara apo të ligjshme, si dhe tek struktura e përdorimit të drurëve të prerë. Sa i takon prerjes së drurëve evidencat zyrtare shfaqin si viti me sasinë më të madhe të prerjeve 2004-ën, me 341 mijë m3, ndërsa në ekstremin tjetër qëndron viti 2010, me 23 mijë m3 të raportuara, apo rreth 15 herë më pak. Në dy vitet e fundit, 2011-2012, vihet re një tendencë rritëse e shfrytëzimit të pyjeve përmes prerjeve, por që gjithsesi është më e vogël sesa në vitet 2003-2006, apo 2008-2009.


Burimi: Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave
Perpunimi: ODA

Grafiku në vijim prezanton shfrytëzimin total të pyjeve, të ndarë (i) në prerjet e bëra nga subjekteve private dhe fshatarët, të cilat klasifikohen si prerje të ligjshme, dhe (ii) në prerje jo të ligjshme, apo prerje pa leje.


Burimi: Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave
Perpunimi: ODA

Pjesa më e madhe e prerjeve kryehet nga subjektet private, ecuria e të cilave ka pësuar luhatje nga viti në vit. Rritja dhe sasia më e madhe është shënuar në vitin 2004, me 229 mijë m3 dhe gati 2 herë më shumë sesa në vitin 2003. Pas këtij viti, deri në 2007-n, ka vijuar rënia e shfrytëzimit nga bizneset private, për të arritur në 36 mijë m3, apo sa 1/6 e shfrytëzimit në vitin 2004.


Burimi: Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Prerjet nga fshatarë banorw te zonave prane pyjeve kanë pasur nivelin më të lartë në vitin 2003, me 107 mijë m3 dhe kanë ardhur gradualisht në rënie nga viti vit deri në 2010-n. Pas këtij viti, edhe këtu rishfaqet tendenca në rritje e shfrytëzimit të pyjeve në 2011-2012.


Burimi: Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Interes të vecantë paraqesin prerjet e paligjshme ndër vite. Sasia më e madhe e tyre është evidentuar në 2003-shin, kur ato arritën në rreth 18% të prerjeve totale të pyjeve. Pas këtij viti kanë ardhur përgjithësisht duke u zvogëluar. Megjithatë, në dy vitet e fundit ka një tendencë në rritje, si në sasi, edhe në peshën që zënë në shfrytëzimin total të pyjeve.


Burimi: Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Lidhur me strukturën e shfrytëzimit të pyjeve ndër vite, peshën më të madhe e zë prerja për dru zjarri, e cila ka arritur maksimumin në 2003-shin dhe ka ardhur në rënie deri në 2007-n. Tendenca rënëse vijon edhe pas vitit 2008 dhe vetëm në 2012-n vërehet rritja e prerjeve për dru zjarri.


Burimi: Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Kontribuoi: Blerta Zilja