Open Data Albania po hulumton mbi pagat në institucionet e pavarura kushtetuese dhe në institucionet e tjera të pavarura të krijuara me ligj. Institucione kushtetuese dhe institucione të tjera të pavarura, të krijuara me ligj janë: Institucioni i Presidentit, Kuvendi, Avokati i Popullit, Gjykata Kushtetuese, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioni i Shërbimit Civil, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Autoriteti i Konkurrencës, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Enti Rregullator i Telekomunikacionit, Enti Rregullator i Energjisë, Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Avokati i Prokurimeve dhe  Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit.

Paga, si koncept, përfaqëson të ardhurat në para, që punëdhënësi i jep punëmarrësit për punën e kryer në sasi, cilësi e në kohë, dhe përcaktohet në kontratën e punës, që lidhet ndërmjet punëdhënësit dhe të punësuarit. Paga më e lartë në institucionet e administratës publike, buxhetore dhe jo buxhetore, në Republikën e Shqipërisë është paga e Presidentit të Republikës, e cila përcaktohet çdo vit në ligjin vjetor të Buxhetit të Shtetit. Pagat e funksionarëve të lartë shtetërorë të institucioneve kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj, mandati i të cilëve është me kohë të plotë, përcaktohen në raport me pagën e Presidentit të Republikës. (Ligji Nr.9584 Datë 17/07/2006, I azhurnuar me Ligjin nr. 9845, datë 17.12.2007)

Pas pagës së Presidentit, pagën më të lartë e kanë Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, të cilën paguhen me 89% të pagës së Presidentit. Pas tyre renditen Zëvendëskryetari i Kuvendit, Zëvendëskryeministri, Avokati i Popullit, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Kryetari/Zëvendëskryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, të cilët paguhen me 73% të pagës së Presidentit.

Ministri, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë paguhen me 68% të pagës së Presidentit, ndërsa një deputet paguhet me 61% të pagës së Presidentit. Kryetari i Komisionit të Shërbimit Civil, Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Kryetari i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, Kryetari i Entit Rregullator të Telekomunikacionit, Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Kryetari i Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit , Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi paguhen me 60% të pagës së Presidentit.

Anëtari i Komisionit të Shërbimit Civil, Komisionarët e Avokatit të Popullit, Anëtarët e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Anëtarët e Komisionit të Konkurrencës paguhen me 55% të pagës së Presidentit. Dhe së fundmi Zëvendëskryetari i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, Anëtari i Entit Rregullator të Energjisë, Anëtari i Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura dhe Anëtarët e Entit Rregullator të Telekomunikacionit paguhen me 45% të pagës së Presidentit.

Pagat në institucionet e pavarura kushtetuese dhe në institucionet e tjera të pavarura të krijuara me ligj, 2014



Burimi: Ligji Nr.9584 Datë 17/07/2006, I azhurnuar me Ligjin nr.9845, datë 17.12.2007
Përpunimi dhe komentet: ODA

Për vitin 2014 paga e Presidentit është 257,000 lekë/muaj. (Ligji Nr.185/2013) Nga viti 2009 deri në vitin aktual kjo pagë nuk ka pësuar shumë ndryshime. Ajo ka lëvizur nga 250,000 lekë/muaj në vitin 2009, në 260,000 lekë/muaj në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2010. Në vitin 2011 kjo pagë ra sërish në 250,000 lekë/muaj, për tu rritur në 255,000 lekë/muaj në vitin 2012. Në vitin 2013 paga e Presidentit u bë 257,000 lekë/muaj dhe e tillë ka mbetur dhe në vitin aktual.

Të përkthyera në vlerë monetare, për vitin 2014, paga e Kryetari të Kuvendit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është 228,730 lekë/muaj. Për grupin e dytë, të cilët paguhen me 73% të pagës së Presidentit, paga për këtë vit është 187,610 lekë/muaj. Më pas kemi pagën Ministrit, Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që është 174,760 lekë/muaj. Një deputet paguhet me 156,770 lekë/muaj.

Kryetari i Komisionit të Shërbimit Civil, Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Kryetari i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, Kryetari i Entit Rregullator të Telekomunikacionit, Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Kryetari i Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit , Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminim paguhen me  154,200 lekë/muaj.

Anëtari i Komisionit të Shërbimit Civil, Komisionarët e Avokatit të Popullit, Anëtarët e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Anëtarët e Komisionit të Konkurrencës paguhen me 141,350 lekë/muaj, ndërsa Zëvendëskryetari i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, Anëtari i Entit Rregullator të Energjisë, Anëtari i Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura dhe Anëtarët e Entit Rregullator të Telekomunikacionit paguhen me 115,650 lekë/muaj.

Burimi: Ligji Nr.9584 Datë 17/07/2006, I azhurnuar me Ligjin nr.9845, datë 17.12.2007
Përpunimi dhe komentet: ODA
Kontribuoi: Ina baja