Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe Analiza: ODA
Gjatë viteve 2002-2013 remitancat kanë qenë në rritje pesë vitet e para dhe kanë pësuar rënie nga viti 2007 e në vazhdim. Arsyet pse kanë ndodhur këto ulje/ngritje në vlerën e parave të dërguara nga emigrantët lidhen dhe me faktin nëse ekonomia globale dhe kryesisht ajo e vendeve të zhvilluara ku emigrantët punojnë dhe jetojnë ndodhet aktualisht në recesion apo ekspansion ekonomik. Kriza ekonomike globale e vitit 2008 është një faktor i rëndësishëm pasojat e të cilit janë ndjerë dhe në vitet në vazhdim.
Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe Analiza: ODA
Remitancat dalëse kanë shënuar vlerën më të lartë në vitin 2010 ku arrinin vlerën e 6.7 milion Euro-ve. Megjithëse shumë e vogël kjo shifër konsiston me vlera të fituara nga punësimi i shtetasve të huaj në territorin e Republikës së Shqipërisë. Shumë të huaj të punësuar në Shqipëri transferojnë pagat e tyre në vendet ku ata janë rezidentë të përhershëm.