Open Data Albania po kryen një hulumtim lidhur me pjesëmarrjen e femrave në politikë në funksion të promovimit të barazisë gjinore dhe fuqizimit të rolit të femrës në funksione përfaqësuese. Në Mars të vitit 2014, Kuvendi i Shqipërisë ka në përbërje njëzet e gjashtë deputete. Trembëdhjetë prej tyre janë deputete të Partisë Socialiste; nëntë deputete të Partisë Demokratike dhe 4 deputete të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Qarku i Dibrës, Gjirokastrës dhe Kukësit nuk kanë asnjë përfaqësuese femër në Kuvend. Qarqet në veri të vendit në total sjellin në kuvend vetëm pesë përfaqësuese gra si deputete.

Kundrejt njëmbëdhjetë deputeteve në qarqet e jugut dhe dhjetë të tjera nga tre qarqet e Shqipërisë së mesme. Në mars 2014 pjesëmarrja e gruas në Kuvend qëndron në nivelin 18,6%.


Burimi: Kuvendi       
Komentet dhe analiza: ODA       


Burimi: Kuvendi       
Komentet dhe analiza: ODA     

Lista emerore e deputeteve femra ne parlament Mars 2014


Burimi: Kuvendi       
Komentet dhe analiza: ODA    

Ky raport është shënuar pas dorëheqjes së një sërë deputeteve nga mandate, konkretisht Silva Caka e qarkut të Beratit e cila zëvendëson deputetin Nasip Naço; Esmeralda Shkjau e qarkut Durrës zëvendëson deputetin Ilir Beqaj; Miranda Rira e qarkut Elbasan zëvendëson deputetin Edmond Haxhinasto;  Adelina Rista e qarkut Fier zëvendëson deputeten Eglantina Gjermeni; Mejreme Delishi e qarkut Lezhe jep dorëheqjen; Kejdi Mehmetaj e qarkut Tiranë zëvendëson deputeten Klajda Gjosha; Blerina Gjylameti e qarkut Tiranë zëvendëson deputeten Lindita Nikolla; Enkelejda Shkreli e qarkut Tiranë zëvendëson deputeten Milena Harito.

Në vite në vendin tonë pjesmarrja e gruas në kuvend është paraqitur në nivele të ulta. Me Kodin e ri Zgjedhor dhe vendosjen e kriterit për lista kandidimi me përmbajtje jo më pak se 30% për secilën gjini dy proceset e fundit zgjedhore pas vitit 2009 shënuan rritje të përfaqësimit kundrejt vlerave tepër negative të shënuara në 1996 – 2005.


Burimi: Kombet e Bashkuara (unstat.un.org)
Komentet dhe analiza: ODA

Krahasuar me vendet e Rajonit Shqipëria ka  nivel më të ulët përfaqësimi se një pjesë e mirë e tyre. Ndër 21 vendet e marra në shqyrtim Danimarka mban vendin e parë sa i takon pjesëmarrjes më të lartë të femrës në politikë me 39.1%. Shqipëria përfaqësohet nga femrat në vetëm 18.6% ndaj totalit ndërsa vende fqinje të rajonit e kanë kapërcyer nivelin 20% duke synuar një standard kryesisht të vendeve europiane me përfaqësim gjinor në nivelin 30%. Vetëm Turqia, Rumania dhe Hungaria shënojnë rezultate më të ulta se vendi ynë. Kjo shifër është një tregues jo vetëm i demokracisë së një vendi, por edhe i përmirësimit të barazisë midis meshkujve e femrave.

Tregues të tjerë për përfaqësim është edhe përqindja e ulët e grave të zgjedhura në nivel lokal si komuna e bashki. Me vetëm njëmbëdhjetë gra kryetare komunash apo 1.5 % e totalit, si dhe tre kryetare bashkish apo ne nivel përfaqësimi vetëm 4.6%, përfaqësimi I gruas në procese zgjedhore mbetet në nivele të ulta.
 

Burimi: Kombet e Bashkuara (unstat.un.org)
Komentet dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci