Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me kursin e këmbimit valutor në muajt e vitit 2013. Hulumtimi bazohet në të dhëna zyrtare të Bankës së Shqipërisë. Fiksi është kursi zyrtar i këmbimit i disa prej monedhave të huaja kundrejt lekut, që përfaqësohet nga një vlerë e vetme dhe publikohet nga Banka e Shqipërisë.

 

Gjatë 2013-ës, Euro është shkëmbyer mesatarisht me 140.26 lekë; Dollari me 105.66 lekë; Poundi Britanik ka patur një vlerë mesatare gjatë vitit 2013 prej 164.53 lekë.


Kursi i këmbimit në vitin 2013, të monedhave kryesore


Burimi: Banka e Shqipërisë 
Komente dhe Analiza: ODA

Dy valutat te cilat shënojnë edhe transaksione të shumta me monedhën vendase, janë euro e dollari. Përgjatë vitit 2013 dollari ka patur luhatje më të mëdha, duke shënuar vlerën më të ulët në muajin tetor ku një dollar është këmbyer me 103.27 lekë, dhe vlerën më të lartë në muajin Maj, kur një dollar është këmbyer me 108.56 Lekë.

Ndërkohë më e qëndrueshme  ka qenë euro e cila vlerën më të ulët e ka shënuar ne muajin janar me 139.48 Lekë, e vlerësimi më i lartë për të ka qenë në muajin maj, kur është këmbyer me 140.89 Lekë.


Burimi: Banka e Shqipërisë 
Komente dhe Analiza: ODA


Burimi: Banka e Shqipërisë 
Komente dhe Analiza: ODA

Kontribuoi: Olta Begu