Buxheti i vёnё nё dispozicion tё burgjeve nё Shqipёri po shkon drejt rёnies. Kёtё e konstaton “Open Data Albania” qё ka kryer njё hulumtim lidhur me buxhetin faktik të shpenzuar për shërbimin në burgjet e Republikës së Shqipërisë në harkun kohor 2012-2013.

Nëse marrim totalin e Burgjeve përfshi dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve rezulton se kosto totale për person është rreth pesëqind e njëzet e katër  mijë lekë.
Në të përfshihen njëzet e dy burgje, ambiente paraburgimi e institute riedukimi, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve si dhe Spitali i Burgut në Tiranë. Gjatë vitit 2012 buxheti faktik në total për gjithë burgjet e Republikës së Shqipërisë ka qenë  2,756,miliard lekë, ndërsa në vitin 2013 ky buxhet ishte vetëm  2,648 miliard lekë, pra rreth 4% më pak.
Gjatë  vitit 2013 peshën më të madhe të shpenzimeve buxhetore të sistemit të burgjeve e mbart Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me 24% ndaj totalit.
Një pjesë të rëndësishme të buxhetit faktik kanë zënë dhe Burgu i Peqinit me 8% ndaj totalit si  dhe Burgu i Lezhës, ai i Fushë-Krujës dhe Burgu 313 i Tiranës me përkatësisht  6% ndaj totalit etj.
Në Republikën e Shqipërisë institucioni buxhetor pjesë e Sistemit të Burgjeve që ka pasur koston më të lartë për të burgosur gjatë vitit 2013 është Spitali i Burgut Tiranë, i cili ka shpenzuar rreth 7.2 milionë lekë për person.Institucione të tjera me kosto të larta kanë qenë dhe Paraburgimi Tropojë me kosto për person rreth 2.4 milionë lekë, paraburgimi Kukës rreth 1 milionë lekë etj. Institucioni buxhetor me koston më të ulët për të burgosur ka qenë Burgu i Lezhës me rreth 241 mijë lekë.
Për të bërë këtë analizë është marrë vlera e shpenzimeve buxhetore për të gjitha transaksionet e vitit 2013 dhe ky total është pjesëtuar me numrin të personave të burgosur dhe të paraburgosur në një datë të caktuar të vitit si dhe është e dhëna për muajin prill 2013.