Open Data Albania” e kreu studimin në javët e fundit, kur Kuvendi u përfshi nga dorëheqjet e disa grave nga mandatet e deputetëve që morën me dorëzimin (e mandateve) të ministrave. Një grupim studimor thotë se gruaja është e papërfaqësuar në nivelet dhe standardet e duhura në strukturat e zgjedhura, veçanërisht në Kuvend.

Në një raport statistikor vërehet se në vitin 1990 pjesëmarrja e grave në Kuvendin e Shqipërisë ka qenë rreth 30 për qind, ndërsa në 2014 është 18,6 17 për qind. Raportin e ka publikuar “Open Data Albania”, sipas një vëzhgimi “lidhur me pjesëmarrjen e femrave në politikë në funksion të promovimit të barazisë gjinore dhe fuqizimit të rolit të femrës në funksione përfaqësuese”.

“Open Data Albania” e kreu studimin në javët e fundit, kur Kuvendi u përfshi nga dorëheqjet e disa grave nga mandatet e deputetëve që morën me dorëzimin (e mandateve) të ministrave.

Ky raport, siç thotë “Open Data Albania”, është shënuar pas dorëheqjes së një sërë deputeteve nga mandati, disa prej tyre në funksion të marrjes së një mandati ministror e në raste të tjera për shkak të dorëheqjeve të debatuara dhe komentuar gjerë nga vetë kampet politike:

“Ky raport është shënuar pas dorëheqjes së një sërë deputeteve nga mandate, konkretisht Silva Caka e qarkut të Beratit e cila zëvendëson deputetin Nasip Naço; Esmeralda Shkjau e qarkut Durrës zëvendëson deputetin Ilir Beqaj; Miranda Rira e qarkut Elbasan zëvendëson deputetin Edmond Haxhinasto;  Adelina Rista e qarkut Fier zëvendëson deputeten Eglantina Gjermeni; Mejreme Delishi e qarkut Lezhe jep dorëheqjen; Kejdi Mehmetaj e qarkut Tiranë zëvendëson deputeten Klajda Gjosha; Blerina Gjylameti e qarkut Tiranë zëvendëson deputeten Lindita Nikolla; Enkelejda Shkreli e qarkut Tiranë zëvendëson deputeten Milena Harito”

Në mars 2014, sipas raportit, Kuvendi i Shqipërisë ka në përbërje 26 deputete ose në përqindje përfaqësim në masën 18,6%.

Të ndara sipas forcave politike, më shumë ka Partia Socialiste qeveritare, 13 e mandej 9 Partia Demokratike në opozitë dhe 4 forca e dytë e qeverisë, Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ndërkaq, sipas qarqeve, Dibra, Gjirokastra dhe Kukësi nuk kanë asnjë femër në Kuvend.

“Qarqet në veri të vendit në total sjellin në Kuvend vetëm 5 përfaqësuese gra si deputete, kundrejt njëmbëdhjetë deputeteve në qarqet e Jugut dhe dhjetë të tjera nga tre qarqet e Shqipërisë së Mesme”-thotë raporti studimor mbi bazën e të dhënave të Kuvendit.

Duke nisur nga viti 2009, pjesëmarrja e grave është rritur, por përsëri përfaqësimi gjinor është i ulët krahasuar me kuotën e përcaktuar ligjërisht 30 për qind.

Shifrat e vendosin Shqipërinë mbrapa Malit të Zi, Kosovës, shtetit maqedonas, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës dhe përpara Bullgarisë, Hungarisë dhe Turqisë.

Në tregusin e 21 vendeve të përfshira në studim, Danimarka është në krye 39.1 për qind pjesëmarrje të femrës në politikë.

“Tregues të tjerë për përfaqësim është edhe përqindja e ulët e grave të zgjedhura në nivel lokal si komuna e bashki. Me vetëm 11 gra kryetare komunash apo 1.5 % e totalit, si dhe 3 kryetare bashkish apo ne nivel përfaqësimi vetëm 4.6%, përfaqësimi i gruas në procese zgjedhore mbetet në nivele të problematik”-thotë raporti.

Deputetet femra në mars 2014

Berat
Ermonela Koço Valikaj     Partia Socialiste
Silva Maksim Caka    Partia “LSI”

Durrës
Albana  Sadik  Vokshi    Partia Demokratike
Esmeralda Muhamet Shkjau    Partia Socialiste
Klodiana Fatmir Spahiu     Partia Socialiste
Elbasan
Miranda  Rexhep   Rira    Partia “LSI”

Fier
Adelina   Petraq  Rista    Partia Socialiste
Majlinda  Daut Bufi    Partia Socialiste
Mesila   Fatmir  Doda    Partia Demokratike

Korçë
Arta  Agim  Dade    Partia Socialiste
Eleina  Theodhoraq   Qirici    Partia Demokratike
Olta  Anxhelo  Xhaçka    Partia Socialiste

Lezhë
Albina  Preng  Deda      Partia Demokratike
Monika   Ramazan  Kryemadhi     Partia “LSI”

Shkodër
Jozefina  Filip  Topalli    Partia Demokratike
Mimoza  Qazim  Hafizi      Partia Socialiste
Voltana  Vehbi  Ademi      Partia Demokratike

Tiranë
Jorida  Hasan  Tabaku    Partia Demokratike
Kejdi  Fatmir  Mehmetaj    Partia “LSI”
Blerina   Guri Gjylameti    Partia Socialiste
Majlinda Enver Bregu    Partia Demokratike
Enkelejda Hamit Shkreli    Partia Socialiste
Vasilika Llambi Hysi    Partia Socialiste

Vlorë
Liljana  Abedin  Elmazi      Partia Demokratike
Luiza   Mihal  Xhuvani      Partia Socialiste
Valentina  Abedin  Leskaj     Partia Socialiste