Bujqësia renditet si i vetmi sektor që ka pasur rritje të kreditimit gjatë vitit që lamë pas, ndërkohë që ndërtimi vijon të ketë rënie drastike. Sipas të dhënave të “Open Data Albania”, dega me një rritje të vazhdueshme në kreditimin bankar është bujqësia, e cila ka shënuar një zgjerim me 7% në vitin 2013 kundrejt një viti më parë. Por pavarësisht kësaj, Bujqësia zë ende një peshë minimale në totalin e kredisë bankare për bizneset, vetëm 2%. Pavarësisht kësaj, nga të dhënat e bëra publike konfirmohet se kreditimi në vend për të gjitha llojet e biznesve ka pësuar rënie të ndjeshme.
Në fund të vitit 2013, huaja në total nga sistemi bankar ka arriti në 547 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej prej 6.8 miliardë lekë, ose 1.22%. Subjektet që kanë regjistruar një rënie të madhe në kreditim, janë subjektet që veprojnë në fushën e ndërtimit, si një nga sektorët që po vuan edhe më shumë krizën ekonomike të vendit.
Kredia për ndërtimin ra me 15.2% duke shënuar kështu vitin e dytë radhazi  me rënie të kreditimit për këtë degë të rëndësishme të ekonomisë vendase. Ndërkohë që kredia krahasuar me vitin 2012, ka pësuar rritje me 7.5%. Sipas pasojë e kreditimit të ulët, Banka e Shqipërisë ka ndërmarë disa herë ulje të normës bazë të interesit. E megjithatë kjo nuk ka dhënë asnjë efekt në kreditimin e ekonomisë. Edhe gjatë muajve të parë të këtij viti kreditimi i ekonomisë mbetet shumë i dobët.