Open Data po hulumton në lidhje me shqiptarët azilantë në Mbretërinë e Bashkuar duke përpunuar të dhëna sipas gjinisë dhe grupmoshave. Të dhënat janë marrë nga Zyra e Statistikave Zyrtare e Mbretërisë së Bashkuar.  Azilkërkues quhet çdo shtetas i vendit të tretë ose person pa shtetësi që ka paraqitur një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare ose është përfshirë në një aplikim të tillë si anëtar i familjes gjatë një periudhe referuese. Kërkesat për azil nga shqiptarët në Britani e Madhe janë shtuar në numër ndër vite. Nëntë mujori 2022 shënon numrin më të lartë të aplikimeve nga shqiptarët, 13 247. Nëse ndjek këtë trend në projeksion kërkesat për 2022 përllogariten deri 19 040 shqiptarë azilkërkues.Dukshëm numri vjen me rritje tepër të lartë.



Burimi: Zyra e Statistikave Kombëtare, Mbretëri e Bashkuar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shqiptarët përbëjnë pjesën më të madhe të azilkërkuesve në Britani për periudhën janar-shtator 2022, krahasuar me shtetasit me nacionalitete të tjera, përkatësisht 21% të totalit të azilkërkuesve në këto dy vende (13 247 shqiptarë nga 63 032 individë nga të gjitha nacionalitetet). Kur marrim në shqyrtim vetëm aplikantët për azil nga vendet e Europës, rezulton se shqiptarët e Republikës së Shqipërisë përbëjnë rreth 79.2% të totalit të azilkërkuesve evropianë.

Shqiptarët kanë kaluar edhe Afganistanin madje me diferencë të madhe në numër, si vendi i dytë sa i takon numrit të azilkërkuesve në Britani për nëntëmujorin 2022 me 6 160 persona (9.8% e totalit të azilkërkuesve).

Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë numër relativisht të ulët të azilkërkuesve.

Gjatë viteve në rritje është edhe marzhi i suksesit në vendimet për Pranim apo Mospranim të kërkesës për Azil për Shtetas Shqiptar. Vendimmarrje fillestare në Britani e Madhe për çështjet e azilit nga viti 2010 deri në shtator 2022 janë marrë për 17 018 qytetarë shqiptarë (43%), nga  39 557 azilkërkues shqiptarë gjithsej. Nga këto vendimmarrje, 3 451 kanë qenë pozitive për shtetasit shqiptarë (27% ndaj total pa tërheqjet); 9 332 kanë qenë refuzime dhe 4 235 kanë qenë tërheqje nga aplikimi për azil nga vetë qytetarët shqiptarë.



Burimi: Zyra e Statistikave Kombëtare, Mbretëri e Bashkuar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Norma e vendimmarrjeve pozitive ndaj shtetasve shqiptarë që aplikojnë për azil është më e lartë në vitet e fundit. Nëntëmujori 2022 shënon normë Vendimmarrje Pozitive ndaj total vendimmarrje finale (pozitive dhe refuzime), të barabartë me 64%. Për vitin 2021 kjo normë është  57%, për 2020, 43%, ndërsa për të gjitha vitet e mëparshme vendimet konfirmuese kanë qenë relativisht të ulëta.



Burimi: Zyra e Statistikave Kombëtare, Mbretëri e Bashkuar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Zyra e Statistikave Kombëtare, Mbretëri e Bashkuar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Burrat azilkërkues janë në mazhorancë ndër shtetas shqiptar që kërkojnë azil në Britani. Në periudhën janar 2021-shtator 2022, rreth 86% e azilkërkuesve shqiptarë janë burra.



Burimi: Zyra e Statistikave Kombëtare, Mbretëri e Bashkuar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të rinjtë e moshës deri në 29 vjeç përbëjnë më shumë se 70% të shqiptarëve që kërkojnë azil në Britani. Grupmosha që mbizotëron në kërkesat për azil është 18-29 vjeç (për nëntëmujorin 2022, ku 7 815 kërkesa për azil kundrejt 13 247 gjithsej nga shqiptarë).

Një pjesë e konsiderueshme e azilkërkuesve janë në moshë të mitur, nën 18 vjeç. Rreth 13% e shqiptarëve azilkërkues në Britani në janar-shtator 2022 janë nën 18 vjeç (1 743 nga 13 247 persona gjithsej). Kjo përqindje ka qenë më e lartë në vitet e mëparshme.



Burimi: Zyra e Statistikave Kombëtare, Mbretëri e Bashkuar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Zyra e Statistikave Kombëtare, Mbretëri e Bashkuar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Total azilkërkues shqiptarë në Britaninë e Madhe që nga viti 2010 e deri në shtator 2022, janë regjistruar 39 557 individë. Nga këta, 55%, (21 304 individë) janë të grupmoshës 18- 29 vjeç, 24%, ose 9 352 janë minorenë nën 18 vjeç, dhe pjesa tjetër janë të grupmoshës mbi 30 vjeç.



Burimi: Zyra e Statistikave Kombëtare, Mbretëri e Bashkuar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Përgjatë viteve pjesa e shqiptarëve që kanë aplikuar për azil në hyrje, pra në Portet e MB-së varion në nivelin 5-20%.



Burimi: Zyra e Statistikave Kombëtare, Mbretëri e Bashkuar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shumica e aplikimeve për azil nga shqiptarët në Britaninë janë si aplikant kryesorë, pra të vetëm ose anëtarë kryesorë të një familjeje. Rreth 90% (11 987 persona) e azilkërkuesve shqiptarë janë regjistruar si aplikantë kryesorë dhe pjesa tjetër si pjesë e familjeve gjatë nëmujorit 2022. Kjo tregon që një pjesë e vogël e shqiptarëve aplikojnë për azil në këto vende si familje.



Burimi: Zyra e Statistikave Kombëtare, Mbretëri e Bashkuar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Problematikë ngelet situata me moshën minorene. Të dhënat tregojnë që rreth 41% e të miturve azilkërkues nën 18 vjeç në periudhën janar-shtator 2022, kanë aplikuar të pashoqëruar.  

Për nëntëmujorin 2022, janë 56% e djemve shqiptarë azilantë nën 18 vjeç kanë aplikuar si të pashoqëruar, krahasuar me vetëm 3% të vajzave të kësaj grupmoshe.



Burimi: Zyra e Statistikave Kombëtare, Mbretëri e Bashkuar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të dhënat nga viti 2010 deri në shtator 2022, tregojnë që rreth 44% e azilkërkuesve shqiptarë nën moshën 18 vjeç në Britani kanë aplikuar si individë të pavarur. Për më tepër kur kjo ndarje shikohet sipas gjinisë, rezulton se 58% e djemve azilantë të kësaj grupmoshe janë të pashoqëruar krahasur me 9% të vajzave.



Burimi: Zyra e Statistikave Kombëtare, Mbretëri e Bashkuar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

4 096 të mitur shqiptarë nën moshën 18 vjeç kanë aplikuar të pashoqëruar për azil në Britani në vitet 2010-nëntëmujori 2022, nga të cilët 694 vetëm gjatë nëntëmujorit 2022.

Në vitet 2010-shtator 2022 janë marrë vendime të shkallës së parë për 1 828 fëmijë nën 18 vjeç të pashoqëruar në Britani e Madhe që kanë kërkuar azil. 116 raste nuk kanë marrë përgjigje pozitive apo negative pasi janë tërhequr nga kërkesa për azil. Janë 70% e vendimmarrjeve me aprovim apo mosaprovim që kanë rezultat pozitiv pranim i kërkesës për azil. ë numër janë 1 206 raste të pranuara. Për grupin e të miturve numri i refuzimeve është 506 raste.

Shkarko excel: Azilkërkues shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas gjinisë, grupmoshës, dhe pranimeve
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha