Në 1 janar 2022 Shqipëria deklaroi si statistikë zyrtare numër total Popullsie prej 2 793 592 banorë ( dy milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e dy). Në pesë vjet vendi ka humbur apo ka pakësuar Popullsinë me 82 999 Banorë. Kjo tkurrje apo pakësim vjen për shkaqe që lidhen me emigrimin, uljen e lindshmërisë dhe vdekshmërinë. Viti që shënon tkurrje më të theksuar gjatë këtij harku kohor është vitit 2021 me 36 149 banorë më pak. Në vitin 2017 popullsia në vend përbëhej nga 1 453 541 burra (një milion e katërqind e pesëdhjetë e tre mijë e pesëqind e dyzet e një) dhe nga 1 423 050 gra (një milion e katërqind e njëzet e tre mijë e pesëdhjetë). Në 2017 burrat shënonin numër më të madh se grupi gjinor gra. Ky raport u përmbys pas 2019, ku burrat duket se janë larguar më shumë nga vendi apo janë prekur më shumë nga vdekshmëria sipas sëmundshmërisë. Një tkurrje popullsie më e theksuar përkon edhe më periudhën që vendi kaloi Pandemia Covid -19 ku vdekshmëria për shkak të kësaj sëmundje, pasojave të saj, apo situatave delikate të krijuara në menaxhimin e sistemit shëndetësor kanë shënuar përkeqësime.


Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Po të shikojmë numrin e popullsisë në 1 Janar të çdo viti sipas grupmoshave, vihet re se vetëm në vitin 2022, grupmoshat që zënë numrin më të madh të popullsisë janë grupmoshat 20-24, 25-29 dhe 30-34 vjeç, ku të treja së bashku përbëjnë afro 23% të popullsisë gjatë këtij viti. Bazuar në analizën tonë, në vitin 2017 vihet re se grupmoshat që përbëjnë në masë popullsinë janë ato 15-19 vjeç, 20-24 vjeç dhe 25-29 vjeç. Pikërisht pas 3 vitesh, intervalet s’postohen me një grupmoshë më shumë, çfarë të bën të besosh se kjo masë popullsie përbëhet nga të njëjtët persona, ndërkohë që grupmoshat e tjera nuk pësojnë rritje. Nëse i shprehim këto trende në %, vihet re se në Janar të vitit 2022, të vetmet grupmosha që nuk kanë pësuar një rënie janë grupmoshat 30-44 vjeç dhe 60-74 vjeç. Dukuria e çuditshme që ndodh në vendin tonë është rritja e numrit të grupmoshës 80-84 vjeç vit pas viti nga Janar 2017 në Janar 2022 edhe pse shifra e vdekshmërisë së personave të moshuar si pasojë e Covidit dhe sëmundjeve të tjera shoqëruese ka rezultuar e lartë gjatë tre viteve të fundit.


Tabela: Popullsia sipas grup-moshave ndër vite (janari), 2017-2022
Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Bazuar në të dhënat sipas grupmoshës dhe gjinisë, vihet re se të vetmet grupmosha të burrave që kanë pësuar një rritje në numër popullsie në Janar 2022 në krahasim me Janar 2021 janë grupmoshat 35-44 vjeç, 60-74 vjeç si dhe grupmoshat më të moshuara të popullsisë mbi 80  vjeç. Gratë ndërkohë kanë pasur një rritje në grupmoshat 30-44 vjeç, 60-74 vjeç  si dhe grupmosha 80-84 vjeç. Të gjitha grupmoshat e tjera për të dyja gjinitë shënojnë një rënie në Janar 2022.

Vlen të theksohet se raporti gra-burra për çdo grupmoshë nuk ka diferenca të mëdha në %. Numri më i lartë i burrave rezulton në grupmoshat nga 0 vjeç deri në 39 vjeç, raport i cili ndryshon me dominimin e grave duke filluar nga mosha 40 vjeç e më shumë. Pra në Shqipëri vazhdon tradita e lindjes më tepër burra se sa gra, pavarësisht se pas moshës 40 vjeç për shkaqe natyrore ose emigratore ky raport ndryshon.


Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Grupmosha me rënien më të madhe është ajo 20-24 vjeç me një rënie prej 6.7% për burrat dhe 7.5% për gratë, ndjekur nga grup-mosha 75-79 vjeç ku burrat ranë me 4.4% ndërsa gratë me 3.6%. Rritjen më të madhe e ka shënuar grupmosha 80-84 vjeç ku numri i burrave në këtë grupmoshë është rritur me 3.7 % ndërsa ai i grave me 6%.


Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Nëse shohim të dhënat e popullsisë sipas qarqeve në Janar 2022, vihet re se i vetmi qark që rezulton me rritje të popullsisë në Shqipëri është Tirana. Kjo vjen si rezultat i migrimeve të herëpashershme drejt kryeqytetit dhe për rezultat një rritje më e madhe e numrit të lindjeve të regjistruara në këtë qark. Shprehur në termat e ndryshimit në % vit pas viti, Tirana ka pësuar një rritje prej 0.8% të popullsisë, ndërsa Gjirokastra vazhdon të mbetet qarku që ka pësuar rënien më të madhe të numrit të popullsisë në vend.

Qarqet të cilat kanë një dominancë të grave kundrejt numrit të burrave të regjistruar në këto qarqe janë Berati, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Lezha, Shkodra, Tirana dhe Vlora.  Pra të vetmet qarqe me dominancë mashkullore janë Dibra, Durrësi, Fieri dhe Kukësi. Pavarësisht dominancës së secilës palë nëpër qarqe specifike, vlen të theksohet se raporti gra-burra shkon drejt raportit të barabartë 1 me 1.


Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Numri i popullsisë është duke pësuar një rënie vit pas viti, rënie e cila nisur nga fakti se grupmoshat e moshuara kanë pësuar një rritje vitet e fundit, mund të vij si pasojë e shkaqeve emigratore, analizuar dhe në artikullin e Open Data Albania, “Ndryshimi i popullsisë për shkaqe emigratore”, duke larguar nga Shqipëria moshat me aktive në tregun e punës.

Struktura e popullsisë sipas grupmoshave, ku tkurren grupet me mosha të reja është një problem madhor për Vendin. Kjo tregon tendenca të forta të largimit nga vendi dhe të fluksit të emigrantëve.

Shkarko excel: Tkurrja e Popullsisë sipas grupmoshave dhe sipas grupit gjinor 2017 – 2022
Komente dhe Analiza : Open Data Albania