Në vitin 2021 Studentë të Regjistruar në Shqipëri në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, qoftë ato publike dhe jopublik janë 123 880 studentë. Nga këta 73 493 (59%) janë vajza dhe pjesa tjetër 50 387 djem (41%).

Pjesa më e madhe e të rinjve shqiptarë studiojnë për “biznes, administrim dhe ligj”, konkretisht për vitit 2021 janë 32 227 studentë të regjistruar në këtë profil, ku ndër ta 19 180 (61%) janë vajza, dhe 12 417 djem (39%).

“Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” është dega numër dy sa i përket preferencës, 22 555 studentë janë regjistruar në vitin 2021, ku 15 210 janë djem (67%) dhe pjesa tjetër 7 345 (33%) janë vajza.

Dega e tretë për nga numri i studentëve të regjistruar është “shëndet dhe mirëqënie” me 22 130 studentë të regjistruar në vitin 2021. Nga këta 5 165 (23%) janë djem dhe 16 965 (77%) janë vajza.

Fusha që ka numrin më të ulët të studentëve të regjistruar është “Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari” me vetëm 2 770 studentë për vitin 2021, nga të cilët 1 301 (47%) janë vajza dhe 1 469 janë djem (53%). Pason fusha “shërbime” që shënon 4 362 studentë të regjistruar në vitin 2021. Nga këta vetëm 29% (1 244 studentë) janë vajza, kurse 71% (3 118) janë djem.



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Numri i studentëve të regjistruar në arsimin e lartë përgjatë viteve ka ardhur në ulje. Fushat më të prekura nga rënia janë “Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari” me një rënie në vitin 2021 me  minus 45% krahasuar me vitin 2018. Rënia në 2021 nga viti 2018 për fushën e studimeve “Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë” ka qenë minus 36%. Rënie pothuajse të njëjtë kanë pasur edhe fushat e studimit “Shkenca sociale, gazetari dhe informacion”(minus 35%) dhe “Arte dhe shkenca humane” ( minus34%).

Nga ana tjetër ka pasur edhe disa fusha studimi që kanë shënuar rritje të numrit të regjistrimeve përgjatë viteve. Këto fusha janë “Shërbime” (2%), “Shëndet dhe mirëqënie” (7%) dhe “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” (13%).



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Vajzat e regjistruara në vitin 2021 shënojnë rritje në fushat e studimit “Shëndet dhe mirëqënie” (13%), “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” (9%) dhe “Biznes, administrim dhe ligj” (1%).

Tre fushat që kanë pësuar uljen më të madhe të numrit të të regjistruarave vajza janë “Bujqësi, pyje dhe peshkim” (minus 39%), “Arte dhe shkenca humane” (minus 35%) dhe “Shkenca sociale, gazetari dhe komunikim” (32%).



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin 2021 ka pasur 15% më shumë djem të regjistruar në “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” sesa në vitin 2018. Fusha tjetër që ka pasur rritje të numrit të djemve të regjistruar është “Shërbime” (6%).

Tre fushat me uljen më të madhe të numrit të djemve të regjistruar kanë qenë: “Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë” ( minus 49%), “Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari (minus 49%) dhe “Shkenca sociale, gazetari dhe komunikim” (minus 42%).



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Përsa i takon përzgjedhjes së degëve, vajzat preferojnë që të zgjedhin për të studiuar “biznes administrim dhe ligj”. 27% e vajzave të regjistruara në universitet publike apo private në vend për vitin 2021, studiojnë në këtë fushë studimi. Dega e dytë e preferuar për vajzat është “shëndet dhe mirëqënie”, profil ku studiojnë 23.1% e vajzave. Dega e tretë më e dëshiruar nga vajzat është “inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” (10%).



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Fusha “inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” ka pasur tendencë rritëse gjatë viteve të fundit përsa i takon numrit të vajzave të regjistruara. Për vitet 2018, 2019, dhe 2020 fusha e tretë e studimeve më e preferuar për vajzat ka qenë “Arte dhe shkenca humane”. Fusha e katërt e preferuar ka qenë “Shkenca sociale, gazetari dhe  informacion”. Fusha e pestë e preferuar ka qenë “Shkenca arsimi” (në vitin 2020 ishte e gjashta) dhe pastaj vinte fusha e “inxhinieri, prodhim dhe ndërtim”.



Tabela: Pjesa e vajzave që janë të regjistruara sipas fushave në vitet 2018-2021
Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Djemtë preferojnë studime në “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim”, ku për vitin 2021, janë regjistruar, 30.2% e tyre.

24.6% e djemve janë regjistruar në “Biznes, administrim dhe ligj” dhe 11.1% e tyre kanë qenë të regjistruar në vitin 2021 në “Teknologji e Informacionit dhe komunikimit”. Këto tre degë kanë qenë degët më të preferuara të djemve përgjatë viteve të marra në shqyrtim.



Tabela: Pjesa e djemve që janë të regjistruar sipas fushave në vitet 2018-2021
Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Nga sa më lartë kuptohet që vajzat preferojnë më shumë “Biznes, administrim dhe ligj”, kurse djemtë “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim”. Vajzat kanë si zgjedhje të dytë “Shëndet dhe mirëqënie”, kurse djemtë e kanë si zgjedhje të katërt nga dhjetë gjithsej.

Djemtë kanë zgjedhje “Teknologji e informacionit dhe komunikimit”, kurse vajzat e kanë zgjedhje të tetë nga dhjetë gjithsej. Më shumë të dhëna mund të aksesori duke klikuar Excel-in e këtij artikulli.

Shkarko excel: Preferenca për Studime Universitare sipas Grupeve Gjinore
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha