Ky artikull synon të evidentojë planifikimin e shpenzimeve buxhetore sipas funksioneve për vitin 2023 dhe kategorizimin sipas programeve të Qeverisë. Të dhënat janë Planifikime miratuar me Ligjin për Buxhetin 2023 (Ligj Nr. 84/2022).

Për vitin 2023, shpenzimet e planifikuara janë 698 miliardë Lekë. Peshën më të lartë të shpenzimeve e zë funksioni Mbrojtja Sociale me 28.4% të totalit të shpenzimeve plan 2023. Shpenzimet për mbrojtjen sociale planifikohen rreth 9.1% e PBB-së në 2023. Shëndetësia zë 9.4% ndaj totalit të shpenzimeve dhe Arsimi” 7.3% të totalit të shpenzimeve buxhetore për vitin 2023.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Janë 173 miliard lekë, rreth 25% e totalit të shpenzimeve buxhetore, që raportohen në kategorinë Shpenzime të tjera të paklasifikuara. Këtu përfshihen: shpenzimet e pushtetit vendor (65.6 miliardë lekë), pagesat për shërbimin e borxhit (61.0 miliardë lekë), fondi rezerve (15.5 miliardë lekë), mbështetje buxhetore sektori energjetik (12.0 miliardë lekë), kontigjenca për politika pagash dhe pensionesh (8.3 miliardë lekë), fondi i rindërtimit (5 miliardë lekë), shpenzime të tjera (5.4 miliardë lekë). Pavarësisht planifikimit si kategori e veçantë, në fund të vitit, me konsolidimin e buxhetit faktit, shpenzimet e paklasifikuara shpërndahen sipas funksioneve përkatëse ku realizohen, duke krijuar diferenca midis planit dhe faktit të shpenzimeve buxhetore sipas funksioneve.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet sipas funksioneve për vitin 2023, të detajuara sipas programeve, janë planifikuar:

Mbrojtja Sociale 198.2 miliardë lekë (28.4% e totalit të shpenzimeve ose 9.1% e PBB-së), ku mbulohen programe si Sigurimet Shoqërore, Pensionet dhe Papunësia (160 miliardë lekë), Përkujdesi Social, Paaftësia dhe Ndihma Ekonomike (29.5 miliardë lekë), Mbështetje Sociale për Ushtarakët (5.2 miliardë lekë), Strehimi Social (2.5 miliardë lekë).



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shëndetësia – 65.7 miliardë lekë (9.4% e totalit të shpenzimeve ose 3% e PBB-së), ku mbulohen programe si Shërbimi i Kujdesit Spitalor (43 miliardë lekë), Shëndeti Publik (4.1 miliardë lekë), Mbështetje për Shëndetësinë Ushtarake (1.6 miliardë lekë) dhe të tjera shpenzime për shëndetësinë (17 miliardë lekë);



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Çështjet ekonomike– 54.5 miliardë lekë (7.8% e totalit të shpenzimeve ose 2.5% e PBB-së), ku mbulohen programe si Transporti (33 miliardë lekë), Bujqësia, Peshkimi dhe Pyjet (9.5 miliardë leke), Çështjet Ekonomike (9.5 miliardë lekë), Çështjet e Përgjithshme të Punësimit (2.6 miliardë lekë);



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Arsimi51 miliardë lekë (7.3% e totalit të shpenzimeve ose 2.3% e PBB-së), ku mbulohen programe si Arsimi Bazë (25.3 miliardë lekë), Arsimi Universitar dhe Shkenca (12.9 miliardë lekë), Arsimi i Mesëm (8 miliardë lekë), Arsimi Profesional (3.4 miliardë lekë), Arsimi Ushtarak (1.4 miliardë lekë);



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shërbimet e përgjithshme publike – 50 miliardë lekë (7.2% e totalit të shpenzimeve ose 2.3% e PBB-së), ku mbulohen programe si Shërbimet Qeveritare, Administrata Publike dhe e-Qeverisja (14.5 miliardë lekë);  Organet Ekzekutive – Planifikim, Menaxhim dhe Administrim (14 miliardë lekë), Organet Legjislative – Gjykatat dhe Pushteti Gjyqësor (11 miliardë lekë); Kompensimi i Pronave (3.8 miliardë lekë), Shërbimet Diplomatike (2.6 miliardë lekë), Shërbimi Informativ Shtetëror (1.9 miliardë lekë), Prefekturat dhe Gjendja Civile (1.2 miliardë lekë), Rehabilitimi i të Përndjekurve Politik (1 miliard lekë);



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Rendi dhe siguria publike – 37.1 miliardë lekë (5.3% e totalit të shpenzimeve ose 1.7% e PBB-së), ku mbulohen programe si Policia e Shtetit (19.5 miliardë lekë), Sistemi i Burgjeve dhe Shërbimi i Provës (7 miliardë lekë), Emergjencat Civile (4.6 miliardë lekë), Mbrojtja e Konsumatorit (2.2 miliardë lekë), Garda e Republikës (2 miliardë lekë), SPAK dhe Institucionet e Drejtësisë (1.8 miliardë lekë);



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Strehimi dhe komoditetet komunitare – 36.2 miliardë lekë (5.2% e totalit të shpenzimeve ose 1.7% e PBB-së), ku mbulohen programe si Furnizimi me Ujë, Kanalizimet dhe Ujitja (17 miliardë lekë), Fondi Shqiptar Programe Zhvillimit (13.8 miliardë lekë), Mbështetje për Energjinë (3.6 miliardë lekë); Mbështetje për Komunikacionin, Mbetje për Industrinë, Urbane dhe Burimet Njerëzore (1.8 miliardë lekë);   



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Mbrojtja– 26 miliardë lekë (3.7% e totalit të shpenzimeve ose 1.2% e PBB-së), ku mbulohen programe si Forcat e Luftimit (18.3 miliardë lekë) dhe Mbështetja e Luftimit (7.7 miliardë lekë);



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Funksione të tjera me peshë më të ulët në buxhet janë: Argëtimi, Kultura dhe Çështje Fetare (5.4 miliardë lekë në peshë 0.8% e totalit të shpenzimeve) dhe Mbrojtja e Mjedisit (1.2 miliardë lekë në peshe 0.2% të totalit të shpenzimeve buxhetore).

Për vitin 2023, shpenzimet sipas funksioneve janë planifikuar me rritje 9% krahasuar me planin 2022. “Mbrojtja” është funksioni me rritjen më të lartë të shpenzimeve buxhetore (25% rritje nga buxheti fillestar 2022), ndërsa “Mbrojtja e mjedisit” është funksioni me rënien më të lartë (29% rënie krahasuar me buxhetin fillestar 2022).



* Plani për vitin 2022 i referohet buxhetit fillestar te miratuar, pa reflektuar efektet e akteve normative te miratuara gjate vitit
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Mbrojtja Sociale ka një rritje 9% për vitin 2023, ndërsa dy funksionet e tjera kryesore Arsimi (5% rritje) dhe Shëndetësia (1% rritje) kanë norma rritje më të ulëta se norma mesatare e rritjes së shpenzimeve buxhetore (9% rritje) dhe se norma e rritjes së PBB-së (6% rritje) për periudhën 2023/2022.

Shkarko excel: Buxheti 2023 sipas Funksioneve dhe Programeve Qeveritare, Plani Fillestar, ndryshime planifikim vjetor
Komente dhe Analiza : Open Data Albania