Sistemi bankar kosovar është një sistem relativisht i ri, por që pas vitit 1999, ka shfaqur një zhvillim të shpejtë. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi sistemin bankar në Kosovë, bazuar në të dhënat e Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës.

Aktualisht sistemi bankar përbëhet nga 8 banka:

Burimi: Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës
Komentet dhe analiza: ODA

I gjithë sistemi bankar kosovar është i privatizuar, dhe pjesa më e madhe e kapitalit zotërohet nga entitete të huaja (6 nga 8 banka). Numri i bankave të huaja është rritur veçanërisht në 2008, kur u shtuan edhe 2 banka të reja. Gjithashtu bankat me kapital të huaj kanë edhe pjesën më të madhe të aktiveve të sistemit (rreth 90%), ndërkohë që bankat me kapital vendas zënë vetëm 10% të totalit të aktiveve.

Vlera totale e aktiveve të sektorit bankar në Kosovë në fund të vitit 2009 vlerësohet në rreth 2.2 miliardë Eur, duke paraqitur një rritje vjetore prej 21.9% (krahasuar me një vit më parë). Bazuar në këto të dhëna vlerësohet se aktivet e sistemit bankar janë rreth 56.5% të Produktit të Brendshëm Bruto.

Aktivet e sistemit bankar gjatë viteve kanë ndryshuar sipas tabelës:

*Te dhenat jane deri ne qershor 2010
Burimi: Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës
Komentet dhe analiza: ODA

Pjesën më të madhe të aktiveve të sistemit bankar e përbëjnë kreditë (58.5%).

Ndërkohë në krahun e pasivit, depozitat kanë peshën më të madhe (rreth 79%), ndërkohë që kapitali aksioner zë rreth 9.3% të totalit. Krahasuar me vitin 2009, vlera totale e depozitave është rritur me rreth 21% nga viti paraardhës.

Konkretisht vlera e depozitave në sistemin bankar në Kosovë paraqitet sipas tabelës:

*Te dhenat jane deri ne qershor 2010
Burimi: Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës
Komentet dhe analiza: ODA

Depozitat kanë ardhur vazhdimisht në rritje, madje edhe në vitet e krizës botërore të viteve 2008-2009.

Grafikisht vlera e aktiveve dhe depozitave gjatë viteve të fundit paraqitet sipas grafikut:

 

*Te dhenat jane deri ne qershor 2010
Burimi: Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës
Komentet dhe analiza: ODA

Një ndër problemet potenciale të sistemit bankar në Kosovë është përqëndrimi i aktivitetit në dy banka: Procredit Bank dhe Raiffeisen Bank Kosovo, të cilat sëbashku kanë rreth 65% të aktiveve totale, gjë që ndikon negativisht në konkurrencën e sistemit bankar.

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: R.E