Buxhetimi vendor është një proces kyç për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të njësive të qeverisjes vendore. Ai mundëson menaxhimin efektiv të burimeve financiare për të përmirësuar shërbimet dhe infrastrukturën publike. Një analizë e detajuar e të ardhurave dhe shpenzimeve ndihmon në planifikimin dhe shpërndarjen e drejtë të fondeve.
Sipas Raportit të Monitorimit të zbatimit të Buxhetit Vjetor 2023 të Bashkisë Berat, kjo njësi e qeverisjes vendore raporton rreth 1.4 miliard lekë të ardhura. Këto të ardhura në masën 53% vijnë si Transferta nga Buxheti Qendror, 27% nga Burimet e Veta të Bashkisë, 5% nga Taksat e Ndara dhe 15% nga Fondi i trashëguar i vitit të kaluar.
Nëse shohim raportin e burimeve të të ardhurave të Bashkisë Berat në katër vite, pesha e të ardhurave nga burimet e veta është ulur nga viti 2020 në 2023, ndërkohë pesha e të ardhurave të trashëguara në totalin e të ardhurave të vitit është rritur. Dy kategoritë e tjera mbeten në të njëjtat nivele.
Burimi: Bashkia Berat, PBA 2023-2025: https://bashkiaberat.gov.al/plani-buxhetor-afatmesem-2023-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Bashkia Berat, PBA 2023-2025: https://bashkiaberat.gov.al/plani-buxhetor-afatmesem-2023-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Burimi: Bashkia Berat, PBA 2023-2025: https://bashkiaberat.gov.al/plani-buxhetor-afatmesem-2023-2025/
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Taksat dhe tarifat vendore që janë burime kryesore të të ardhurave të veta për njësitë e vetëqeverisjes vendore. Ato rregullohen me Ligji nr. 9632/2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore”, i ndryshuar.
Llojet e taksave vendore përfshijnë:
- Taksa mbi pasurinë e paluajtshme (ndërtesat, toka bujqësore, trualli dhe transaksionet e tyre)
- Taksa e fjetjes në hotel
- Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja
- Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme
- Taksa e tabelës dhe reklamat
- Taksat e përkohshme dhe të tjera të përcaktuara me ligj, etj.
Llojet e tarifave vendore përfshijnë:
- Tarifa për zënien dhe përdorimin e hapësirës publike
- Tarifa për përdorimin e tabelave dhe reklamave
- Tarifa për furnizimin me ujë dhe kanalizime
- Tarifa për shërbimet administrative dhe licencat
- Tarifa të tjera të përcaktuara nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore, etj.
Në vitin 2022, peshën më të lartë në të ardhurat nga taksat dhe tarifat në Bashkinë Berat e zënë arkëtimet nga Tarifa për Shërbimet Publike (mbetje, gjelbërim, etj.) me rreth 39.07% të totalit. Në vend të dytë arkëtim më të lartë raportohet nga të Tarifa për shërbime administrative (21.49%), ndjekur nga Taksa e ndikimit në infrastrukturë (15.85%) dhe Taksa mbi ndërtesat (11.61%), etj.
Burimi: Financat Vendore, http://financatvendore.al/data/revenues
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Një burim tjetër të ardhurash janë dhe Taksat e Ndara.
Taksa te ndara (share tax) – janë ato taksa kombëtare, një pjesë e të ardhurave të të cilave i kalojnë pushtetit vendor, me ligj. Administratori i kësaj takse, derdh për llogari të pushtetit vendor përqindjen e përcaktuar sipas ligjit, por vetëm pasi kjo, të jetë paguar nga taksapaguesi. Pushteti vendor, është i lirë ta përdore ketë shume për nevojat e veta.
Përkatësisht taksat që ndahen me njësitë e qeverisjes vendore (neni 25, Ligji Nr. 68/2017 “Për Financat Vendore”, i ndryshuar):
- 97% e të ardhurave nga taksa e kalimit të së drejtës së pronësisë për pasurinë e paluajtshme për individë, personat fizikë dhe juridikë;
- 25% e të ardhurave nga taksa vjetore për qarkullimin e mjeteve të përdorura;
- 2% e të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale;
- 5% e të ardhurave nga renta minerare, sipas përcaktimeve të bëra në ligjin për taksat kombëtare.
Bashkia Berat siguron nga taksat e ndara mesatarisht në vit 2.2% të totalit të të ardhurave për periudhën 2010-2022.
Burimi: Financat Vendore, http://financatvendore.al/data/revenues
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi kryesor i të ardhurave të Bashkisë Berat janë Trasfertat e Qeverisë Qendrore, të cilat ndahen në transferta të pakushtëzuara dhe të kushtëzuara.
- “Transfertë e pakushtëzuar” është një transfertë e dhënë nga Buxheti i Shtetit për njësitë e vetëqeverisjes vendore, pa kushte, pa interes dhe pa të drejtë kthimi.
- “Transfertë e kushtëzuar” është një transfertë nga Buxheti i Shtetit apo të tretë për njësitë e vetëqeverisjes vendore, që përdoret vetëm për funksionin e deleguar, projekte të veçanta dhe sipas llogarisë ekonomike për të cilin është dhënë ose sipas përcaktimeve të legjislacionit apo marrëveshjes.
Këto transferta rregullohen nga Ligji nr. 68, datë 27.04.2017, “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore”, i ndryshuar, i cili përcakton madhësinë dhe mënyrën e ndarjes për NJVQV.
Transfertat nga Buxheti Qendror për Bashkinë Berat arrijnë në vlerën 1.6 miliard lekë për vitin 2023, nga të cilat 432 milion lekë janë transfertë e pakushtëzuar e përgjithshme, 307 milion lekë transfertë e pakushtëzuar sektoriale dhe 893 milion lekë janë transferta të kushtëzuara.
Burimi: Bashkia Berat
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Bashkia Berat
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Shpenzimet e Buxhetit Vendor
Struktura e Shpenzimeve të Buxhetit Vendor është e njëjtë sikurse shpenzimet e Buxhetit Qendror, shpenzime kapitale dhe shpenzime korrente.
Në rastin e Bashkisë Berat, shpenzimet për vitin 2023, u ndanë 21% në shpenzime kapitale dhe 79% shpenzime korrente (49% shpenzime personeli dhe 30% shpenzime operative mirëmbajtje).
Burimi: Bashkia Berat
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Bashkia Berat
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Burimi: Bashkia Berat,
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Burimi: Bashkia Berat,
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Përsa i përket Projekteve të Investimeve, Bashkia Berat rezulton ndër të paktat bashki me një listë të gjerë investimesh nga fonde të tjera jo të bashkisë. Më poshtë janë të renditura investimet me financim nga Buxheti i Shtetit, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Projektet me financim nga Fonde të BE-së.



Burimi: Bashkia Berat,
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Për të aksesuar listën e tenderave për Punë Publike të Bashkisë Berat mund të përdorni databazën Open Procurement Albania.
Në menunë Prokurime Publike Njësi të Qeverisjes Vendore gjeni të dhëna për prokurimet publike për çdo bashki, çdo formë kontrate apo procedure.




