Në fund të tremujorit të parë të vitit 2015 vlera e borxhit të jashtëm bruto të Shqipërisë ishte 6 997.4 milion euro. Gjatë këtij tremujori stoku i borxhit u rrit me rreth 331 milionë euro, ndërsa në krahasim me fundin e tremujorit të parë të vitit 2014, stoku është rritur me 757 milionë euro. Rreth 81% e stokut të borxhit është borxh afatgjatë kryesisht në formën e huave, ndërsa pjesa tjetër është borxh afatshkurtër kryesisht i marrë nga sektori bankar.
Borxhi i jashtëm bruto gjatë viteve (milion EUR)
*Tremujori i Parë 2015
Burimi: Banka e Shqipërisë, Raporti Statistikor
Komentet dhe analiza: ODA
*Tremujori i Parë 2015
Burimi: Banka e Shqipërisë, Raporti Statistikor
Komentet dhe analiza: ODA
Borxhi i jashtëm bruto sipas sektorëve 2015*
*Tremujori i Parë 2015
Burimi: Banka e Shqipërisë, Raporti Statistikor
Komentet dhe analiza: ODA
*Tremujori i Parë 2015
Burimi: Banka e Shqipërisë, Raporti Statistikor
Komentet dhe analiza: ODA
Kur rritja e borxhit të jashtëm është shumë më e lartë se rritja e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB-së) apo investimeve të një vendi, atëherë ajo mund të krijojë probleme në një ekonomi. Kjo problematikë përshkallëzohet në kushtet kur interesat për këtë borxh rriten në mënyrë të ndjeshme. PBB-ja gjatë viteve të fundit është rritur me rreth 2-3%, ndërkohë që borxhi i jashtëm është rritur me mesatarisht 19% çdo vit.