Në vitin 2015 vlera e stokut të borxhit të jashtëm bruto të Shqipërisë ishte rreth 7.6 miliardë euro. Nga këto 41% është borxh i qeverisë, 23% investime direkte në formën e huave mes kompanive, 18% borxh nga sektorë të tjerë, 17% borxh i marrë nga bankat dhe 1% nga autoriteti monetar. Gjatë këtij viti stoku i borxhit u rrit me rreth 925 milionë euro ose 13.9% krahasuar me një vit më parë.
Stoku i borxhit te jashtëm bruto gjatë viteve
Vlera ne milion EUR
Burimi: Ministria e Financave (http://www.financa.gov.al/files/userfiles/Borxhi/Treguesit_e_borxhit/2015/2015/Buletini_viti_2015_1.pdf)
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi: Ministria e Financave (http://www.financa.gov.al/files/userfiles/Borxhi/Treguesit_e_borxhit/2015/2015/Buletini_viti_2015_1.pdf)
Komentet dhe Analiza: ODA
Tërheqjet e borxhit te jashtëm bruto gjatë viteve
Vlera ne milion EUR
Burimi: Ministria e Financave (http://www.financa.gov.al/files/userfiles/Borxhi/Treguesit_e_borxhit/2015/2015/Buletini_viti_2015_1.pdf)
Komentet dhe Analiza: ODA
Burimi: Ministria e Financave (http://www.financa.gov.al/files/userfiles/Borxhi/Treguesit_e_borxhit/2015/2015/Buletini_viti_2015_1.pdf)
Komentet dhe Analiza: ODA
Gjatë vitit 2015 janë tërhequr 92.23 milionë euro nga borxhi i jashtëm bruto, pjesa më e madhe e të cilave është përdorur për të suportuar buxhetin, përkatësisht 63.69 milionë euro ose 69.1% e totalit të tërhequr. Pjesa tjetër është tërhequr nga sektori energjetikës 8.6%, ujësjellës dhe kanalizime 7.8%, transporti 6.4%, infrastruktura 2%, bujqësia 1.9%, shëndetësia 1.2%, administrata shtetërore 1.1%, arsimi dhe strehimi nga 0.8% secila, zhvillimi rural 0.3% dhe mbrojtja e mjedisit 0.02%.