Borxhi për frymëështë njëtregues që llogaritet si raport i borxhit total të marrë dhe ende të pashlyer nga shteti shqiptar me popullsinë në një kohë të caktuar. Open Data Albania ka marrë në shqyrtim ecurinë e këtij indikatori në vitet 2010-2017.


Burimi: Ministria e Financave dhe INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Borxhi për frymë ka ardhur në rritje të vazhdueshme që prej vitit 2010, edhe pse ritmi i rritjes së tij është më i ulët për vitet 2016-2017. Në terma absolut, viti 2017 do të shënojë vlerën më të lartë të këtij treguesi me 382 650 lekë, apo 56% më shumë së në 2010-n. Kështu, një familje mesatare prej katër përsonash do të mbartë një borxh prej 1 530 600 lekësh në 2017-n, nga 980 604 lekë në vitin 2010.

Duhet theksuar se politikat për mbajtjen nën kontroll të borxhit në dy vitet e fundit kanë dhënë efektet e tyre në frenimin e rritjes së shpejtë që po përjetonte stoku i borxhit dhe borxhi për frymë. Në një kohë që viti 2014 shënoi vitin me rritjen më të lartë të stokut të borxhit me 10.49%, në vitin 2016 ky nivel ra në 3.37% ndërsa në vitin 2017 parashikimet flasin për 2.29%. Viti 2017 pritet ta gjejë vendin tonë me 24.7 miliardë lekë më shumë borxh se në 2016-n dhe me 387.5 miliardë lekë më shumë se në 2010-n.


Burimi: Ministria e Financave dhe INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Të dhënat në formë tabelare mbi stokun e borxhit, popullsinë, borxhit për frymë dhe ecurisë së tyre për periudhën 2010-2017.

Borxhi për frymë, stoku i borxhit dhe popullsia në vitet 2010-2017



Burimi: Ministria e Financave dhe INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Kontribuoi: Blerta Zilja