Zbardhen pasuritë e sekretarëve të përgji-thshëm të ministrive. Të gjithë kanë siguruar punë të dytë, të tretë e deri të nëntë. Anëtarë bordesh e këshillash, sekretarët e përgjithshëm të ministrive deklarojnë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave të ardhura vjetore të majme, shtëpi në Tiranë e rrethe, garazhe, dyqane e makina të shtrenjta. AIS, një organiza-të joqeveritare, në portalin “Spending Data Albania” ka publikuar të dhëna për dek-larime të pasurisë dhe inter-esave ekonomike për sekre-tarë të përgjithshëm të min-istrive, të cilët janë funk-sionarë të lartë publikë dhe kanë rol të rëndësishëm në integritetin dhe menax-himin e institucioneve ku punojnë.
PASURITË
Gelardina Prodani, sek-retare e përgjithshme në Ministrinë e Financave, për vitin 2016 ka deklaruar një sërë të ardhurash nga “Paga dhe Shpërblimet”. Sipas de-klarimit të saj në ILDKPKI, ajo deklaron të ardhura nga paga si sekretare e përgjiths-hme, 1 433 824 lekë dhe të ardhura nga pagesa si traj-nere në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, 7 650 lekë.
Prondani është anëtare në shtatë borde. “Të ardhura si këshilltarë/anëtarë bordesh: 1) Të ardhura nga pagesa si drej-tore e Shqipërisë nga Banka e Detit të Zi, 12 740 euro. 2) Të ardhura nga pagesa e bor-dit drejtues ëe Zyrës Qen-drore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, 233 750 lekë. 3) Të ardhura nga pagesa e Këshillit Mbikë-qyrës të Agjencisë së Tra-jtimit të Kredive, 403 920 lekë. 4) Të ardhura nga pag-esa e Këshillit Mbikëqyrës të Portit Detar, Vlorë, 269 532 lekë. 5) Të ardhura nga pagesa e bordit të AMSHC-së, 8 500 lekë, 6) Të ardhura nga pjesëmarrja në vlerë-simin e ofertave të licencave tek AKEP, 55 250 lekë. 7)
Të ardhura nga pagesa si anëtare e Këshillit Adminis-trativ të Fastip, 30 600 lekë”, – deklaron Prodani. Sekre-tarja e përgjithshme e Min-istrisë së Financave ka edhe një kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në vlerën 130 000 euro, për 20 vjet, interesi 4.8 %, marrë në dt. 05.09.2015. Detyrimi i shly-er 10 165 euro, kuota e kapi-talit 3 991 euro interesa, detyrimi i mbetur pashlyer, 125 367 euro.
Plarent Ndreca, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dek-laron në vitin 2013 se është pronar me 100% i një apar-tamenti banimi me sip. 108 m2, pronar me 100% i një dyqani me sip. 13.3 m2, i pa-hipotekuar, aktmarrëveshje 2015, me kursimet nga aktiv-iteti privat i prindërve dhe të ardhurat nga shitja e sh-tëpisë në Rubik, Mirditë, vlera 15 600 euro dhe pronar me 100% i 2 garazheve 32 m2, aktporosi viti 2012, vlera 7 000 euro. Ndërkohe, Ndreca ka marrë një kredi për të blerë makinë. Detyrim finan-ciar për blerjen me leasing të automjetit tip “Mitsubishi ASX Ultimate”, detyrimi i mbetur pa shlyer, 10 529.57 euro. Ndreca ka deklaruar në atë kohe dy llogari ban-kare, gjendja e të cilave ar-rin afro 690 000.00 lekë.
Gentian Këri, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë ka deklaruar në vitin 2014 se është pronar me 50% i një apartamenti me sip. 91.9 m2 (pjesë e regjimit martesor, 50% me 50% me bashkëshorten), blerë në 05.09.2013 me kursime dhe të ardhura nga puna si konsu-lent i BB-së, dieta e shër-bime, vlera 8 271 000 lekë.
Anila Trimi, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka në bashkëpronësi me bash-këshortin dy shtëpi banimi për njërën prej tyre ka për të paguar një pjesë të kre-disë. “Pronare me 25% e një apartamenti 78 m2, privati-zuar sipas ligjit nr.7652 “Për privatizimin e banesave sh-tetërore”, vlera 10 830 lekë. Pronare me 50% e një apar-tamenti 64.2 m2, (pjesë e regjimit martesor 50% me 50% me bashkëshortin), 50% e apartamentit blerë me kursime dhe 50% me kredi, vlera 29 500 euro”, – deklaron Trimi. Ndërkohë, bash-këshorti i saj është pronar me 25% i një apartamenti 56 m2, privatizuar sipas ligjit nr.7652 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, vlera 4 400 lekë.  Ndërsa Arian Kraja, sekretar i përgjiths-hëm në Ministrinë e Mbrojtjes deklaron se është pronar me 50% (pjesë e regjimit martesor, 50% me 50% me bashkëshorten) i një shtëpie banimi me sip. 49 m2, blerë me kursime famil-jare në vitin 1993, nga priva-tizimi sipas ligjit nr. 7652, vlera 14 057 lekë dhe pronar me 100% i një shtëpie bani-mi me sip. 113 m2, blerë në vitin 2000 me kredi e kur-sime vlera 40 000 dollarë. Ndërkohë, Kraja ka një kredi bankare në Bankën e Sh-qipërisë, marrë në vitin 1996, me vlerë 4 000 000 lekë, afati i shlyerjes 30 vjet, kësti mu-jor 10 000 lekë, interesi 0%, detyrimi mbetura pashlyer 1 000 000 lekë.
Sekretarja e përgjiths-hme e Ministrisë e En-ergjisë, Aurora Alimadhi, është pronare e një autom-jeti tip “Reno Clio” e vitit 1998, vlera 3 600 euro, ndërkohë që ka siguruar të ardhura të ardhura nga puna pranë shoqërisë CEZ Shpërndarje, trajtimi ushqi-mor dhe kompensimi i lejes së zakonshme, (1 janar 2013 -30 shtator. Në vitin 2013 ka deklaruar rreth 1 958 000 lekë, të cilat janë krijuar nga puna si juriste pranë Minis-trisë së Brendshme, jurist pranë KESH sh.a, juriste e jashtme pranë Institutit të Kërkimeve Veterinare, drej-tor i Drejtorisë Ligjore pranë CEZ Shpërndarje (OSSH), këshilltar i jashtëm pranë UK Tiranë, drejtor i komand-uar pranë Departamentit të Administrimit të Përgjiths-hëm CEZ shpërndarje sh.a.