Open Data Albania ka krijuar një databazë me të dhëna në kohë reale për përhapjen e Covid-19  në Shqipëri. DataBaza pasqyron të dhëna zyrtare dhe grafik, për numrin e të prekurve, të dyshuarve, testimeve dhe statistika të tjera. Deri tani testimet serologjike që verifikojnë imunitet për shkak të infektimit nga Covid, janë bërë vetëm me staf të Qendrës Spitalore Nënë Tereza. Këto testime japin një rezultat pozitiviteti 9%. Vendi nuk ka bërë asnjë grup testesh për infektim apo imunizim nga Covid-19 sipas Kampionit Rastësor. Testet aktuale janë sipas hetimit epidemiologjik dhe teste për grup të rrezikuar ekip mjekësor. Po njësoj na mungon edhe një informacion për teste Covid-19 me persona që kanë humbur jetën për shkaqe të zakonshme. Open Data Albania është krijuar në vitin 2011 nga organizata AIS. Ky portal nxit përdorim të gjerë të informacionit dhe të të dhënave me qëllim ndërgjegjësim dhe reagim për më shumë llogaridhënie dhe mirëqeverisje.