Deputetët e Kuvendit votuan gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore për Shkak të Covid-19, në seancën parlamentare të datës 30 Prill një Ligj për Miratimin e Ndryshimit, Shtesës Koncesionare të Portit Porto Romano Durrës. Kjo vendimmarrje politike e Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit, në opinionin tonë bëhet në kundërshtim të Ligjit për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat Nr. 125/2013 konkretisht neni 33 Rregullat për Dhënien e Punëve dhe Shërbimeve shtesë për Koncesionet Partneritetet PP, ku shtesa të objektit koncesionar duhet të bëhen vetëm në disa kushte specifike që lidhen me nevojën për kryerjen e punës apo shërbimit të parashikuar në kontratën ekzistuese. Në asnjë rast nuk lejohet negocim dhe vendimmarrje politike për shtesa dhe zgjerime të objektit koncesionare, jashtë procedurës së prokurimit duke shtuar të drejtat dhe përfitimet e koncesionarit. Mosrespektimi i kërkesave ligjore për Miratimin e Kontratave PPP dhe për më keq me vendimmarrje politike gjatë situatës së gjendjes së fatkeqësisë natyrorë është një papërgjegjshmëri politike e mazhorancës aktuale. AIS përmes Regjistrit Koncesionar monitoron PPP dhe Koncesione.