- Buxheti për shëndetësinë gjatë Vitit 2020 si vit i përballjes me Situatën e Pandemisë shkoi 39.625 Miliard Lekë ose 320.85 Milion Euro.
- Kjo vlerë finale u shënua pas ndryshimeve të Buxhetit Plan gjatë vitit ku për Programet Shëndetësi u shtuan 2.1 Miliard lek si pjesë e përballimit të situatës Covid19.
- Ndërsa në total Buxheti për Shpenzime 2020 u rrit me 30.16 Miliard lek, katër programet e shëndetësisë morën vetëm 2.1 Miliard.
- Programe të Lidhura drejtpërdrejt më Shëndetësinë janë programet si vijon: Shërbimi i Kujdesit Parësor; Shërbimi i Kujdesit Dytësor; Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Shërbimi Kombëtar i Urgjencës.
- Rritje gjatë vitit pati vetëm Shërbimi i Kujdesit Dytësor pra Spitale rajonale dhe Qendra Universitare.
- Mosrealizim Buxheti shënuan gjatë vitit 2020 Shërbimi i Kujdesit Parësor që janë qendrat shëndetësore në zona urbane dhe rurale.
- Nëse shohim raportin e shpenzimeve si Korrente (paga dhe utilitete) dhe Kapitale qe janë investime dhe asete (godina e pajisje), rezulton që Investimet shënuan mosrealizim në nivelin 15.75%.
Të gjitha shpenzimet të bëra nga Institucionet Buxhetore të Shëndetësisë gjatë vitit 2020 dhe në vijim janë të aksesueshme në Rubrikën Transaksione Thesari portali Spending Data Albania. Aty për çdo pagesë jepet informacion mbi datën, përshkrimin, institucionin që paguan, klientin që përfiton. Konkretisht shpenzime Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza QSUNT, Ministria e Shëndetësisë, Qendra Spitalore Shefqet Ndroqi , Spitali Universitar i Traumës dhe secili institucion shëndetësor sipas kërkimit kanë të publikuara dhe mund të aksesoren me kërkim përmes filtrave për Institucion Pagues, Kategori, Datë, Klient dhe përshkrim Fature.
Blerjet dhe Investimet Kapitale për Sektorin e Shëndetësisë e që lidhen me Covid 19 janë të listuara me pasaporta për çdo kontraktim në databazën për Prokurime Transparente. Çdo procedurë ka të plotë informacion nga njoftimi, afatet, vlera fond limit, oferta e suksesshme, apelime dhe realizime.
Të dhënat e hapura (Open Data; Open Porcurement; Open Spending) mbi shpenzime, pagesa, tenderime, kontraktime dhe të tjerë tregues, nxisin Transparencën, Llogaridhënien dhe Mirëqeverisjen.
Treguesit dhe të dhënat e plota janë të përmbledhura në hulumtimin e Open Data Albania: Shpenzime Shëndetësi, Buxheti i Shtetit 2020 dhe Pandemia Covid-19.